Mungesa e kuorumit dështojnë të votohen 5 rezoluta nga interpelancat
Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 27 November 2020
Në mungesë të kuorumit për vendimmarrje kanë dështuar të votohen 5 rezoluta nga interpelancat e kryeministrit dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës.
Kuvendi ka dështuar që të votojë rezolutën nga raportimi i kryeministrit të Republikës së Kosovës Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi. Për këtë pikë kanë marrë pjesë në votim vetëm 30 deputetë, për çka nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje.
Për të njëjtën arsye ka dështuar votimi i rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga
Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Kanë dështuar të miratohen në mungesë të kuorumit në vendimmarrje edhe tri rezolutat nga interpelanca me kryeministrin e Kosovës.
Propozim rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Fitore Pacolli-Dalipi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, ka marrë vetëm 29 vota për dhe nuk ka pasur vendimmarrje.
Për të njëjtën arsye ka dështua edhe miratimi i rezolutës nga Interpelanca me Kryeministrin e Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetes Mimoza Kusari-Lila, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”, ku edhe për këtë kanë votuar vetëm 30 deputetë.
29 vota për ka marrë edhe rezoluta nga Interpelanca me Kryeministrin të Republikës së Kosovë, z. Avdullah Hoti, sipas kërkesës së deputetit Rexhep Selimi, mbështetur edhe nga 6 deputetë të GP të LVV-së, në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Ka dështuar edhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”. Kjo pikë ka marrë vetëm 15 vota për.
Me vetëm 33 vota për nuk ka pasur kuorum në vendimmarrje as për votimin e Projektligjit për ndryshim plotësimin e Ligjit për Automjete.
Të tjera
-
Sot Dita Botërore e Pronësisë Intelektuale
Sot në të gjithë botën shënohet Dita e Pronësisë Intelektuale, me aktivitete ...
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...