Mungesa e ‘Avastin’ për pacientët me kancer, QKUK hap sërish tender rrit vlerën në mbi 1.2 milionë euro
Autori: Rona Veseli
12:18 | 12 Tetor 2026
Qendra Klinike Universitare e Kosovës më konkretisht Barnatorja Qendrore ka hapur sërish tender për furnizim me njërën nga barnat esenciale për trajtimin e sëmundjes së kancerit, barnë kjo e cila tash e një kohë të gjatë po mungon në Klinikën e Onkologjisë, për të cilën kishte raportuar Infokus në emisionin Doktor Plus.
Një barnë e cilë kushton hiq më pak se nga 600 deri në 800 euro po u këkrohej pacientëve që të blinin vetë, pavarëissht se ajo duhej të ishte pjesë e barnave esenciale që sigurohen nga shteti.
Në tenderin e ri Barnatorja Qendrore ka rritur për 692 mijë euro më shumë shifrën e tenderit për furnizim me Bevacizumab-it (Avastin), nga shuma që e kishte paraprakisht e për të cilën sipas tyre kishe aplikuar vetëm një operator ekonomik.
Tenderi i publikuar më 1 tetor ka vlerë të parashikuar prej mbi 1.2 milionë eurosh, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave përfundon më 15 tetor, përkatësisht pas tri ditësh.
Kjo vlerë është rreth 692 mijë euro më e lartë se ajo e procedurës paraprake, për të cilën ishin parashikuar 596 mijë euro.
Fillimisht, në muajin maj, SHSKUK-ja kishte hapur tender për furnizimin me 3 mijë e 523 njësi Bevacizumab, por procedura ishte anuluar pasi oferta e vetme kishte tejkaluar buxhetin e parashikuar.
Pas anulimit, institucioni kishte hapur një procedurë tjetër për të njëjtën sasi, duke e rritur buxhetin nga 341 mijë në 596 mijë euro.
Ndërkaq, në njoftimin publik të tenderit të fundit nuk specifikohet numri i njësive që planifikohen të blihen. Për këtë arsye, mbetet e paqartë nëse rritja e vlerës lidhet me ndryshimin e sasisë apo me faktorë të tjerë.
Gazeta Infokus kishte raportuar për mungesën e Avastinit në Klinikën e Onkologjisë, pas ankesave të pacientëve të cilët kishin deklaruar se po obligoheshin ta blinin këtë terapi vetë në barnatore private.
Një paciente kishte treguar për Infokusin se kur kishte shkuar për ta blerë këtë barnë, kishte kuptuar për çmimin e saj të shtrenjtë.
“Një terapi që na kanë thanë me marrë këtu në spital nuk është, e na thanë me lyp në barnatore këtu ngat. Menum që është lirë, 60-70 euro. Shkum me kqyr me marrë, po kur shkum na thanë që e kanë mungesë edhe që çmimi i saj shkon deri në 600 euro”, kishte deklaruar pacientja për Infokusin.
Pas interesimit të Infokusit lidhur me këto shqetësime, QKUK-ja kishte konfirmuar se nuk ka kontratë valide për Bevacizumab-in, për shkak të procedurave të papërfunduara me operatorët ekonomikë.
“Aktualisht nuk ka kontratë valide për produktin farmaceutik Bevacizumab (Avastin) 25 mg/ml, 16 ml, për shkak të procedurave të papërfunduara me operatorët ekonomikë. Për këtë arsye, furnizimi i rregullt me këtë bar aktualisht nuk është i mundur”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së për Gazetën Infokus.
Për një barnë kaq të rëndëishme nuk kishin përfunduar me kohë procedurat e tenderimit dhe sipas tyre nuk kishte pasur ofertues serioz.
Për këtë arsye, furnizimi i rregullt me këtë bar aktualisht nuk është i mundur, ndërsa QKUK-ja nuk ka dhënë një datë të saktë se kur pritet të rikthehet furnizimi.
Derisa nga QKUK-ja nuk kishin pranuar se po iu thonë pacientëve ta blejnë vetë atë, duke thënë se po mundohen që këtë barnë në terapi të zevëndësojnë me të tjera, por duke mos sqaruar nëse një gjë e tillë lejohet të bëhet./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...
































