Shëndetësi

Mungesa e 5 vitaminave dhe mineraleve kryesore që reflektohet në pamjen tuaj

Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 22 May 2017

Mungesa e vitaminave apo minerale të ndryshme mund të shkaktojnë shumë probleme serioze shëndetësore. Mungesa e vitaminës A ka vrarë më shumë se 8 milionë fëmijë gjatë 12 viteve të fundit.

 Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën vuajnë nga mungesa e vitamiës D. Kur trupit tuaj i mungojnë mineralet apo vitaminat për të cilat ka nevojë, kjo gjë reflektohet përmes pamjes suaj. Sy të fryrë. flokë të thatë, lëkurë e zbehtë etj . Më poshtë do të mësoni 5 shenjat që paralajmërojnë se trupi juaj nuk po merr vlerat ushqyese për të cilat ka nevojë

1. Sy të fryrë 

-Advertisement-

Lodhja dhe pagjumësia mund të shkaktojnë qeska nën sy, por kjo nuk mund të zgjasë më shumë se 3 ditë . Nëse ju keni sy të enjtur për një kohë të gjatë, kjo do të thotë që niveli i jodit në trup është në vlera minimale. Jodi do të ndihmojë në nxitjen e përçuesve endokrinë, si fluori, klori dhe bromina, dhe do të përshpejtojë funksionin e tiroides, duke gjallëruar pamjen tuaj.

2. Lëkurë jashtëzakonisht e zbehtë

Lëkura e zbehtë dhe pa jetë është shenjë e mungesës së vitaminës B12. Mishi i kuq është burimi më i mirë i vitaminës B12.

3. Flokë te thatë

Maja të thata dhe zbokth? Mos fajësoni shampot, produktet kozmetike,por shikoni nëse regjimi juaj ushqimor ju siguron mjaftueshëm biotinë apo vitaminë B7.
Mungesa e biotinës mund të jetë gjithashtu rezultat i përdorimit të antibiotikëve.

4. Buzë të thata e pa ngjyrë

Buzët e zbehta mund të jenë një shenjë e mungesës së hekurit. Mund të mos vuani nga anemia por kjo nuk do të thotë që trupi juaj po furnizohet mjaftueshëm me hekur.

5. Mishra dhëmbësh të gjakosur

Nëse mishrat e dhëmbëve janë tejet të ndjeshëm dhe gjakosen lehtësisht kjo do të thotë që organzmi juaj ka mungesë të vitaminës C.
Burimi: David Wolfe

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera