Shëndetësi

A mundet soda e bukës ta shërojë kancerin?

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 14 November 2017

Të sëmurët do të kërkojnë secilën mënyrë për t’u shëruar, duke hulumtuar edhe për përvojat e të tjerëve. Kështu, mjekja Ellen McPake ka zbuluar mite të ndryshme për shërimin alternativ.

Mjekja thotë mos të mbështeteni në këtë informatë. Për fat të keq, dieta alkaline nuk ka efekt në parandalimin apo shërimin e kancerit. Ajo rrëfen se si një ushtare britanike ishte prekur nga kanceri, e ajo ishte e bindur se tretmani alkalin do ta shpë- tonte. Derisa kishte shpenzuar mijëra dollarë në shërim. Ajo kishte vdekur në moshën 27 vjeçe, e mjeku që ia kishte sugjeruar ishte ndjekur dhe akuzuar nga gjykata.

Disa shkencëtarët janë të bindur se përbërësit nga prodhimet e përmendura mund të nxitin krijimin e tumoreve dhe kancerit. Hulumtimet e shumta e kanë dëshmuar se nuk ka lidhje midis tyre sepse përbërësit e tyre nuk absorbohen nga lëkura në aq mënyrë sa për ta dëmtuar shëndetin dhe për ta shkaktuar kancerin.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera