Lifestyle

Mundësia e tyre e fundit/ Në prag të vdekjes çifti kurorëzojnë dashurinë e tyre në spital

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 26 January 2021

Një çift nga Britania e Madhe të infektuar me covid-19 vendosën që të kurorëzonin dashurinë e tyre në spital.

Ata i thanë njëri tjetrit “PO” vetëm disa momente para se dhënri të futej në respirator pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar.

Elizabeth Kerr, 31 vjeç dhe partneri i saj Simos O’Bryan shkuan në spitalin “Milton Keyns” të Britanisë së Madhe më 9 janar pasi patën një përkeqësim të shëndetit.

-Advertisement-

Kerr me profesion është infermiere e cila i kishte treguar të gjitha planet një kolegeje, e cila e pyeti nëse dëshiron të martohet në spital.

Asaj i është thënë se kjo mund të jetë “mundësia e tyre e fundit”.

Teksa personeli tentonte të siguronte lejen për martesë, gjendja shëndetësore e dhëndrit u përkeqësua dhe që prej datës 12 janar ai ndodhet në kujdesin intesiv.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera