Uncategorized

Mundësi dhe  siguri për investitorët

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 September 2021

Qeveria e Rajonit të Posaçëm Administrativ të Hong-Kongut publikoi  “Raportin mbi mjedisin e biznesit në Hong-Kong”, ku demonstrohet perspektiva e mjedisit të biznesit në këtë rajon  dhe u jepet besim investitorëve të mbarë globit.

Në këtë raport mbi mjedisin e biznesit përgjithësohet gjallëria e këtij rajoni me fjalët “epërsi e veçantë dhe mundësi të pafund”.

Një sërë të dhënash statistikore mund ta vërtetojnë këtë: gjatë 12 muajve deri në qershor 2021, në tregun aksionar u futën mbi 500 miliardë dollarë hongkongas, 50 për qind më shumë në krahasim me 12 muajt e mëparshëm; vëllimi i depozitimeve në bankat hongongase i kaloi 15 trilionë dollarët hongkongas, duke u shtuar 8 për qind në krahasim të njëjtën periudhë të kaluar.

-Advertisement-

Në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia e Hong-Kongut pati ngritje prej 7.8 për qind, ndërsa papunësia u ul nga 7.2 për qind në 4.7 për qind. Tani ekonomia e Hong-Kongut është në prirjen e kthesës në formë “U”-je.

Sipas “Treguesit të qendrave financiare globale”, të publikuar kohët e fundit nga institutet kërkimore, Hong-Kongu radhitet përsëri në vendin e tretë të botës, pas Nju-Jorkut dhe Londrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera