Shëndetësi

A mund të ndihmojnë kontraceptivët oralë parandalimin e kancerit ovarian?

Autori: Gazeta inFokus 13:07 | 02 February 2018

Kontraceptivët oral apo pilulat për parandalim të shtatzënisë nuk janë të destinuara vetëm për këtë qëllim.

Studimet e reja tregojnë se këto pilula mund të përdoren edhe për të parandaluar edhe kancerin ovarial apo kancerin e vezoreve, transmeton Indeksonline.

Nëse studimet vërtetohen si të vërteta, përdorimi afatgjatë i kontraceptivëve oral mund të zvogëlojë rrezikun e kancerit ovarian në gratë. Një nga studimet më të vjetra të dokumentuara në vitin 1992 i cili mori 20 studime në konsideratë për të ardhur në përfundim nëse kontraceptivët oralë ndihmojnë në parandalimin e kancerit të vezoreve, theksoi se rreziku i kancerit të vezoreve është ulur me 10 deri në 12 për qind në gratë që morën kontraceptivë oralë një vit dhe 50 për qind për ata që e kanë marrë për pesë vjet.

-Advertisement-

Studimi u botua në revistën Obstetrikë dhe Gjinekologji.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera