Lajme

“Mund të ketë koalicion të ri të PAN-it me LDK-në”

Autori: Gazeta inFokus 22:49 | 25 May 2017

Kandidati për deputet i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka ka theksuar se pas zgjedhjeve mund të ketë befasi të reja.

Sipas tij, mund të ketë koalicion të PDK- AAK- Nisma me LDK-në ose me Vetëvendosjen.

“Në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Mund të ndodhë pas zgjedhjeve të ketë koalicion me LDK ose me Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai në emisionin “Magazina Zgjedhore” në Klan Kosova.

-Advertisement-

Në anën tjetër Velija i LDK-së ka thënë se me çdo kusht PDK duhet të shkoj në opozitë.

“Pa shkuarjen e PDK-së në opozitë nuk do të ketë zhvillim në këtë vend”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera