Lifestyle

Mund të gjobiteni deri në 3000 mijë euro nëse bëni këtë veprim në plazhet greke

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 26 June 2023

Nëse keni bërë plane që të shkoni me pushime në Greqi bëni mirë që të lexoni me kujdes disa rregulla që duhen zbatuar atje. Nëse keni menduar që të udhëtoni me makinë dhe gjatë rrugës të pushoni në të, atëherë duhet të ndryshoni planin.

Në Greqi është e ndaluar kategorikisht fjetja në automjet apo jashtë tij, në vende që nuk janë të destinuara posaçërisht për këtë qellim.

Sipas legjislacionit grek, çdo lloj instalimi, edhe nëse i referohet parkimit të automjeteve, është i ndaluar në ambiente publike, si plazhe, zona arkeologjike apo edhe parkingje. Në thelb janë të ndaluara të gjitha format e kampingut të lirë, përfshirë edhe kalimin e natës me katër rrota, edhe nëse ka formën dhe komoditetin e një kampi.

-Advertisement-

Kalimi i natës në automjet lejohet vetëm në zona të caktuara, domethënë. në zona pushimi përgjatë rrjetit kombëtar të trafikut ose në ambiente të projektuara për të akomoduar kampistët. Gjoba është 300 euro, por gjatë gjykimit mund të rritet deri në 3000 euro. Duhet të theksohet se ndalime të ngjashme vlejnë edhe në vendet e tjera evropiane.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera