Lajme

A mund ta shkarkoj Haradinaj, Sefajn e AKR-së?

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 30 March 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dorëzuar kërkesën për lirimin nga të gjitha përgjegjësitë për Ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj.

Bazuar në kompetencat kushtetuese të kryeministrit, Haradinaj ka të drejtë shkarkimin direkt të Ministrit Flamur Sefaj, megjithatë marrëveshja e koalicionit e pengon një gjë të tillë.

Në marrëveshjen për koalicionin qeverisës në mes të PAN-it dhe AKR-së, emërimin dhe shkarkimin e ministrave që vijnë nga AKR-ja mund ta bëj vetëm Behgjet Pacolli, si lider i kësaj partie.

-Advertisement-

Një gjë e tillë është e theksuar në pikën 5 të marrëveshjes në mes të AKR-së dhe PAN-it, për t’iu bashkuar koalicionit qeverisës.

“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, shkruan në marrëveshje.

Veç kësaj gjatë që nga mbrëmë ka pas reagime të shumta të zyrtarëve të AKR se nuk do të pranohet kërkesa e Haradinajt për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme./INFOKUSI

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera