Lajme

Mulsiu: Hoxhallarët dhe xhemati janë treguar bukur te edukuar në pandemi

Autori: Gazeta inFokus 23:24 | 11 August 2020

Imam i xhamisë në Drenas, Osman Musliu, sot para IKSHP-së ka njoftuar se në këtë komunë sot kanë ndërruar jetë tre persona si pasojë e COVID-19.

Për Klan Kosova ai tregoi se atë e kishin njoftuar familjarët e viktimave qysh në orët e hershme të mëngjesit dhe se Bashkësia Islame, shteti dhe IKSHP kanë marr vendim që ato të mos pastrohen sipas traditës, ashtu siç ndodh në rastet e vdekjeve tjera të zakonshme.

Musliu po ashtu lavdëroi hoxhallarët dhe xhematin që gjatë kësaj kohe të pandemisë i kanë respektuar rregullat dhe këtë shtresë e ka cilësuar si bukur të edukuar.

-Advertisement-

Për më shumë, klikoni në videon e mëposhtme për ta parë intervistën e plotë të realizuar nga gazetarja Mejreme Gashi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera