Lajme

Mullisët kërkojnë heqjen e ndalesës së eksportit të miellit

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 20 May 2022

Miell ka me bollëk, prandaj s’është e nevojshme të mbyllen kufijtë për të.

Për këtë arsye, Shoqata e Mullisëve po kërkon nga qeveria heqjen e vendimit që e ndalon eksportin e këtij produkti.

Para pesë javësh, Ministria e Tregtisë ndaloi eksportin e disa prej produkteve esenciale, pas krizës së shfaqur nga lufta në Ukrainë.

-Advertisement-

Kryemullisi Muhamet Farizi thotë se me vazhdimin e këtij vendimi po dëmtohen bizneset që kanë marrëveshje me kompani të mëdha jashtë vendit, dhe, kësisoj, mund t’i  humbin myshterinjtë.

Ministria e Tregtisë nuk ka kthyer përgjigje nëse është duke e shqyrtuar heqjen e kësaj ndalese.

Veçse qeveria vazhdimisht ka bërë me dije se shteti nuk është keq me rezerva.

Veçse qeveria vazhdimisht ka bërë me dije se shteti nuk është keq me rezerva.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera