Sport

Muller surprizon në Wimbledon, eliminon Nadal

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 11 July 2017

Gilles Muller ndalon rrugëtimin e Rafael Nadal drejt titullit të tretë në Wimbledon.

Tenisti nga Luksemburgu shkaktoi surprizën më të madhe të këtij turneu teksa eliminoi në raundin e 4-t një prej favoritëve kryesorë të tij në një ndeshje epike që zgjati rreth 5 orë.

Muller bëri një fillim perfekt të ndeshjes teksa fitoi 2 setet e parë ndaj spanjollit 6-3; 6-4. Kjo e zgjoi Nadal që arriti të fitojë 2 setet e tjerë 6-3;6-4. Seti final ishte një maratonë e vërtetë që zgjati 2 orë e 15 minuta, por në fund ai që i fitoi ishte pikërisht Muller që e mbylli këtë fraksion 15-13.

-Advertisement-

Krejtësisht e kundërta ndodhi me Roger Federer dhe Andy Murray. Zvicerani që kërkon titullin e 19 Grand Slam në karrierë, mundi pa probleme Grigor Dimitrov në 3 sete 6-4;6-2;6-4 dhe si kundërshtar të radhës do të ketë Milos raonic që mposhti Alexander Zverev 3-2.

Andy Murray u kualifikua për në çerekfinale për të 10 vit radhazi pasi mposhti Benoit Paire 3-0. Tenisti britanik ishte superior ndaj francezit dhe i mbylli setet 7-6;6-4;6-4.

Për femra, emri i rëndësishëm që i tha lamtumirën Wimbledonit ishte Angelique kerber që u mposht nga Muguruza 2-1. Numri 1 i botës e nisi mjaft mirë sfidën teksa fitoi setin e parë, por spanjollja përmbysi gjithçka duke fituar 2 setet e tjerë 6-4; 6-4.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera