Mulla Xhevat Kryeziu dekorohet Misionar i Paqes në Botë
Autori: Islam Morina 21:27 | 27 September 2020
Imami i Xhamisë së fshatit Bubavec, Mulla Xhevat Kryeziu, i cili ka një jetë të tërë në shërbim të kombit, duke qenë ushtar i pajtimit të gjaqeve dhe tolerancës ndërfetare, është dekoruar me dekoratën Misionar i Paqes në Botë nga Misioni Diplomatik i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe të NATO-s në New York, shkruan Gazeta inFokus.
Në një prononim për Gazetën inFokus, Mulla Xhevat Kryeziu, ka thënë se do t’i mbetet besnik deri sa të ketë frymë misionit për pajtim të gjaqeve dhe tolerancës ndërfetare.
“Ky dekorim është edhe një motiv shtesë që ti mbetem ushtar besnik misionit për pajtimin e gjaqeve dhe tolerancës ndërfetare, sepse kjo është trashëgimia më e mirë që kemi, kjo është vlera më e mirë që kemi, andaj edhe angazhimi im në këtë drejtim do të jetë i pakursyer deri sa të kem shendet, e sa ta kem frymën”, ka thënë për Gazetën inFokus, Mulla Xhevat Kryeziu.
Mulla Xhevat Kryeziu është ndër të parët që i është bashkuar lëvizjes për pajtimin e gjaqeve, e udhëhequr nga plaku i urtë e i mençur, Anton Çeta. Veprimtaria e tij ka fillaur qysh në fillim të vitit 1990 dhe vazhdon tash e tri dekada pa u ndalur. Mulla Xhevat Kryeziu është një njeri atdhetar e i palodhur në shërbim të kombit dhe popullit./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...
-
Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET
Të premten e datës 26 prill nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kos...
-
Deputeti i VV-së: Kosova do të anëtarësohet në KiE, Asociacioni s’do të bëhet në maj
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, është shprehur i bindur se K...