‘Mulla Mercedesi’ – Reagon Valon Syla pasi u sulmua fizikisht
Autori: Gazeta inFokus
16:53 | 12 April 2023
Mbrëmë gazetari, Valon Syla është sulmuar nga tre persona, ku ka pësuar edhe lëndime të lehta në kokë.
Syla ka reaguar në “Facebook” pas këtij sulm që iu bë. Ai tha se sulmi ka të bëjë me reagimet e tij lidhur me veturën që iu dhurua hoxhës Mazllam Mazllami.
“Ishim në debat të Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjellur prej se kemi dale nga ndërtesa e T7 duke na u përcjelur me veturë nga pas, deri të vendi ku jemi ndalur, unë Ilir Mirena dhe Leonard Kërquki për takim edhe me disa gazetarë të tjerë pas debatit.Dhe pikërisht para shkalleve duke hy në lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik“, tha Syla.
Tutje ai tha se nevojitet paqe ashtu siç e thotë Islami.
“Feja është e rëndësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nënkupton paqe. Por jo edhe liri. Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar”, ka shkruar Syla.
Ju kerkoj ndjesë, qe me vonesë po shkruaj publikisht. Por dua te ju them se jam mirë dhe ju falenderoj per mbështetjen e madhe, miqve, institucioneve të vendit e kolegëve gazetarë.
***
Ishim në debat te Lleo në Pressing, dhe sulmuesit na kishin përcjell prej se kemi dale nga ndertesa e T7 duke na u vënë pas me veturë, na gjetën deri te vendi ku jemi ndalur, une Ilir Mirena dhe Leonard Kerquki per takim edhe me disa gazetare te tjere pas debatit.
Kete here e kishim zgjedhur kafiterinë Image në Breg të Diellit per tu takuar. Dhe pikërisht para shkalleve duke hy ne lokal u sulmova nga 3 persona, në dukje islamik fanatik.
Sulmi me çdo gjase ka të bëjë me reagimet e mia rreth ‘Mulla Mercedesit’ dhe ngjarjeve në BIK, qe duket se nuk ju ka pelqyer fare dhe keshtu ka nxitur ketë komunitet te militanteve islamik të organizojne sulm fizik të paramenduar.
Nuk e di a i ka porositur ndokush, por kjo mjaftoi qe te pësoj lendime të rënda në kokë, dhe në dorën e majtë.
***
Ajo qe me shqetëson personalisht në këtë rast është që reagimet përpos që ishin të faktuara, kishin dhe doza të theksuara të humorit. Dhe kjo nuk po pranohet nga një komunitet islamik qe sillet me tipare mesjetare dhe nuk po arrinë të pranoj humorin dhe fjalen e lirë, shpalos te ata zymtësinë e theksuar te mendimit dhe mentalitetit të tyre.
Poashtu tendenca e tyre që dhunshëm të imponohen që të arrijë objektiva të errta dhe fanatike deri në shkeljen e të drejtave më bazike të njeriut, tregon taktikën e tyre kryesore që është frikësimi i masave dhe me sulme sikur ndaj tipave si unë, mundohen ti frikësojnë të gjithë ata që janë në dy mendje.
Kjo tregon se keta predikues fetarë, e hoxhallarë që nxisin dhunë e prodhojnë kesi militantizmi shpërblehen me mercedesa, nga shefat e Bashkësive Fetare, dhe duke i shpërblyer pregaditen të ushtrojnë dhunë dhe frikësim te të gjithë ata që nuk i përcjellin dogmat e tyre.
Feja është e rendësishme dhe njerëzimi nuk kishte me arritë këtu ku është pa të mirat e fesë. Poashtu Islami thuhet se nëkupton paqe. Por jo edhe liri.
Unë jam Valon Syla dhe jam libertarian me bindje. Mua dhe kosovarëve si unë nuk ju nevojitet paqja, pa liri.
Kosova është e lirë. Fjala është e lirë.
Frikësimi i masave, dhuna dhe të gjithë ata që predikojnë kundër lirive dhe veprojnë si përcjellës të kësaj fryme fanatike, nuk janë as për paqe dhe as për liri. Ky është rreziku që po na kanoset të gjithëve si kosovarë.
Andaj flisni dhe mbrone lirinë. Por mos e harroni as sensin e humorit.
Faleminderit edhe një herë.

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...



































