Lajme

Mulhaxha – Kollçaku tregon arsyen se pse kryeministri Kurti ndërroi vendbanim

Autori: Gazeta inFokus 07:51 | 31 March 2021

Pak ditë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti (tani kryeministër) është shpërngulur në një shtëpi në lagjen “Tasligje” në Pristhinë.Deputetja nga Lëvizja Vetëvëndosje, Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se kjo gjë është bërë për shkaqe sigurie.

E ftuar në Edicionin Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se në shumë raste Kurti e ka refuzuar edhe mbrojtjen e afërt, por i është kërkuar që ta ketë sepse tashmë është përfaqësues i shtetit.

“Në shumë raste Kurti e ka refuzuar edhe mbrojtjen e afërt, por i është thënë se tashmë nuk vendos ai sepse është përfaqësues i shtetit”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera