Sport

Mulaomerovici emërohet trajner i Kosovës, reagojnë mediat serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 14 August 2018
Mediat serbe reagojnë pas emërimit të Damir Mulaomerovicit në postin e selektorit të Kosovës në basketboll.
Federata e Basketbollit e Kosovës sot e zyrtarizoi emërimin e Damir Mulaomerovicit në postin e selektorit të Kosovës në basketboll.

Lajmi se kampioni i Euroligës si lojtar dhe ish trajneri i Cibonës dhe selektori i Bosnjes e Hercegovinës mori përsipër Kosovën, nuk ka kaluar pa reagime në mediat e Serbisë, ku Mulaomerovic është mirë i njohur.

Blici i Beogradit në titull shkruan “Legjenda e basketbollit kroat në krye të kombëtares së Kosovës” duke iu referuar faktit që Mulaomerovic, edhe pse i lindur në Bosnje, ka luajtur për kombëtaren e Kroacisë në Lojërat Olimpike të vitit 1996.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera