Lajme

Mujka: Shpëṛthimi në kanalin e “Ibër Lepencit” është akt terrọrist, dëmton edhe KEK-un

Autori: Gazeta inFokus 21:58 | 29 November 2024

Faruk Mujka, drejtor i Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër Lepenci”, e ka dënuar shpërthimin që është bërë në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, në fshatin Varagë të Zubin Potokut.

 i ka treguar edhe problemet që u solli ky shpërthim.

“Ky është një akt terrorist për ne, është hedhur një mjet shpërthyes në infrastrukturën e kanalit të ujit të Ibër Lepencit”.

-Advertisement-

“Është dëmtuar kanali kryesor që furnizon me ujë kompanitë ujësjellëse dhe Korporatën Energjetike të Kosovës”, ka thënë Mujka.

Mujka ka shtuar se qytetarët nuk kanë furnizim me ujë dhe KEK-ut ka problem që “t’i ftohë turbinat”.

Tutje, i njëjti shtoi se ekipet punuese  janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanimin e dëmit nga shpërthimi në kanalin e ujit të “Ibër Lepencit”.

“Jemi duke u marrë me sanimin, ekipet janë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Mujka.

Shpërthimin e fuqishëm që ka ndodhur në fshatin Varagë të Zubin Potokut, për Klankosova.tv këtë e bëri të ditur zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera