Mujka për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit: Më i madhi që i është bërë Kosovës që nga viti 1999
Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 02 December 2024
Faruk Mujka – Kryeshef i ndërmarrjes “Ibër – Lepenc” ka deklaruar se sulmi i së premtës së 29 nëntorit në kanalin e Ibër-Lepencit në Varragë të Zubin-Potokut është sulmi terrorist më i madhi që i është bërë Kosovës që nga periudha e pasluftës.
Kështu është shprehur ai në RTV Dukagjini ku po diskutohet për sulmin në veri, më saktësisht sulmi që ka goditur në pikat kritike të vendit.
“Sulmi më i madh i pasluftës ka qenë i të premtës, në infrastrukturën e kanalit të Ibër-Lepencit, i cili e mbart ujin nga diga e dytë Privorica që bëhet ndarja e ujit prej lumit Ibër në kanalin e Ibër-Lepencit. Ky kanal e ka destinacion KEK-un dhe ftohjen e turbinave të saj. Ky kanal është 49 km. Është kanal i kombinuar, ku 22-23 km është I hapur dhe të tjera I mbyllur. Kemi 21 abadukte, kanale ure por që janë problematike e që janë mbi 4-5 metra mbi nivelin e tokës. Roli kryesor është furnizimi I KEK-ut, Feronikelit dhe furnizimi i kompanive regjionale të ujit, Mitrovica, Vushtri dhe Prishtinën. Ku furnizohen mbi700 mijë banor e që I përfshin 1/3 e Prishtinës, Mitrovicën, Drenasin, Zveçanin, Obiliqin, Fushë Kosovën”, tha Mujka.
Mujka tha se “pa ujë do të mbetej Zveçani, Komuna Veriore e Mitrovicës, pasi që Leposaviqi dhe Zubin Potoku kanë burime tjera të furnizimit”.
Ai shtoi se “kanali është punuar në vitet e 1970-ta dhe funksionon me rënie të lirë” dhe prek pjesë që nuk janë lehtë të qasshme dhe të kontrollueshme”.
“Një gjatësi prej 49km është vështirë e menaxhueshme”, shtoi Mujka.
Të tjera
-
Ramadani thotë se KFOR’i ka lejuar që regjimenti i xhenios i FSK të ndërhyje te kanali: Kurti refuzoi, shkoi një kompani private
Njohësi i sigurisë, Burim Ramadani, deklaroi në Pressing në T7 se posedon inf...
-
Policia merr në mbrojtje Pecin, implikohet edhe inteligjenca policore
Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë për ministrin e Bujqësisë, Faton...
-
Shala: Në kufi me Kosovën ka 22 baza ushtarake serbe, qytetarët marrin armë
Drizan Shala ekspert i sigurisë, ka folur mbrëmjen e sotme në Top Story, në l...
-
Marin Mema jep alarmin për bazën serbe të Rashkës: Aty njerëzit paguhen për akte teṛṛoriste
Gazetari Marin Mema ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Story ku foli për sulmi...
-
“Këtu më kini, si dikur, do të jem përgjithmonë”, letra rrëqethëse e prindërve të Martin Canit
Familja e Martin Canit, 14-vjeçarit që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i t...
-
“Na jena tu i nimu, ti s’po i nimon – a munesh me folë me Albinin?”, përplasje mes Valon Sylës e Dibran Hoxhës
Në “Pressing” T7, po diskutohet edhe për polarizime shoqërisë, sidomos akuzat...
-
Serbeze Kabashi Muçaj: Vepra e Rugovës do të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen e Kosovës
Me rastin e 80-vjetorit të lindjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahi...
-
Bedri Hamza në Mitrovicë përuron objektin e renoviar të Qendrës së Kulturës dhe Teatrit të Qytetit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, i cili njëherësh është edhe...
-
Shefja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale akuzon Rusinë dhe Shtetet e Bashkuara për ndërhyrje
Presidentja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP-së) ka përdorur gjuhë të as...
-
Dialogu Kosovë-Serbi/ Kurti dhe Vuçiç do të takohen në Bruksel me shefen e re të diplomacisë së BE, Kaja Kallas
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçi...
-
Sul*mi terr*orist në Ibër Lepenc, krejt çka tha ambasadori Hovenier
Kryeministri Albin Kurti, u tha ambasadorëve të akredituar në Kosovë se ka in...
-
Shpërthimi i 29 nëntorit në Varagë/ Çfarë është Ibër-Lepenci dhe cila është rëndësia e tij
Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërma...