Muja thotë se ekonomia është në rritje, i reagon Bajrami: Propoganda nuk kalon

Autori: Gazeta inFokus
22:38 | 17 September 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka shkruar se qarkullimi i dyfishuar i bizneseve reflekton rritjen e transaksioneve në një ekonomi në rritje, por atij i ka reaguar deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, duke i thënë se e kanë marrë mandatin me 16% rritje ekonomike dhe e kanë sjellë në 2%.
Deputeti Muja ka shkruar në Facebook se për 7 muajt e parë të vitit 2023, bizneset në Kosovë kanë raportuar qarkullim në vlerë 11.2 miliardë euro, dyfishi në krahasim me 2020.

“Bizneset ndërmjet janar-korrik 2023 kanë paguar 140.1 milionë euro tatim në fitim, dyfishi krahasur me 2019. Qarkullimi i dyfishuar reflekton rritjen e transaksioneve në një ekonomi në rritje por edhe formalizim të aktivitetit të tyre”, ka shkruar ai.
Mujës i ka reaguar deputetja Bajrami, e cila ka shkruar se propaganda nuk kalon.
“S’ka zhvillim ekonomik, ka ngecje, ka ikje masive të qytetarëve nga vendi. Me propoagandë nuk mund të ushqehen njerëzit. Me 16% rritje ekonomike e keni marrë mandatin, e keni sjellë në 2%. Ky graf është i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, i publikuar para 2 ditëve”, ka shkruar ajo.


Të tjera
-
22-vjeçarit nga Prishtina, policia në Kukës ia gjen mbi 14 mijë euro të padeklaruara
Një 22-vjeçar nga Prishtina është ndaluar nga policia në Kukës, nën dyshimin ...
-
Uta Ibrahimi i prinë grupit të Ambasadës gjermane e KFOR-it për ngjitje në Malet e Sharrit, për shkaqe sigurie s’shkojnë deri në majë
Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, me disa ushtarë të KFOR-it ...
-
Osmani: Roli i SHBA-së ka qenë përcaktues për fatin e Kosovës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim një delegacion të sta...
-
Audia përfundon në fushën me misër, policia e gjenë shoferin duke fjetur
Në Umpferstedt të Gjermanisë një shofer ka përfunduar me veturën e tij në fus...
-
SPAK heton 41 raste, kallëzimet për korrupsion në zgjedhje
Prokuroria e posaçme në Shqipëri po kryen veprime hetimore për 41 kallëzime t...
-
Kurti: Refuzimi për ta votuar Albulenën kryeparlamentare, tregon frikën që elitat patriarkale kanë nga gratë e guximshme
Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një takim të grave të kësaj partie të m...
-
Rafuna: Dalja në treg të lirë do të ketë efekte negative në ekonomi dhe te qytetarët
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna sot në një konferencë për...
-
Cakolli pas dështimit të seancës: Për deputetët nuk është problem, sepse sot erdhën në seancë me nga 2,600 euro më shumë në xhirollogari
Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuve...
-
Bedri Hamza uron Kadri Veselin për ditëlindje: Po afron dita e lirimit, shumë shpejt do të festojmë në Kosovë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, e ka uruar ish-kryetarin e ...
-
Fshati Bukosh i Vushtrrisë mbetet pa ujë, pëlcet gypi furnizues
Fshati Bukosh i Vushtrrisë ka mbetur pa ujë, për shkak të pëlcitjes së gypit ...
-
Këto linja të autobusëve urban devijojnë qarkullimin për shkak të punimeve në dy rrugë të kryeqytetit
Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se për shkak të punimeve në rrugën “Enver...
-
Kraki i VV-së: Nuk kom kqyrë a ka dalë paga, s’e di as sa është
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Nezir Kraki u pyet sot nga gazetarët pas pë...