Lajme

Muja rreth atentatit për vrasjen e Kurtit: Këto veprime janë ndërmarrë nga Serbia sepse kryeministri ka mision që “ta kthejë në binarë Kosovën”

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 19 September 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka folur rreth atentatit për vrasjen e kryeministrit, Albin Kurti gjatë vitit të kaluar.I ftuar në emisonin “Respublika” në Tëvë 1, ai vlerësoi se planifikimi për një atentat ndaj Kurti erdhi për shkak se me ardhjen e tij në pushtet “ka cenuar plane ogurzi për Kosovën”.

“Këto informacione gjatë gjithë kohës ne marrë parasysh edhe ndryshimet e mëdha që kanë ndodhë edhe në Kosovë por edhe kundërshtarët politikë edhe nga jashtë që i kemi potencialisht edhe strukturat e tyre informale që ekzistojnë në Kosovë ekziston një dro sepse ardhja e Kurtit ka cenu plane ogurzi për Kosovën dhe natyrisht se humbjet e njerëzve janë të mëdha”, tha ai.Sipas tij, këto veprime janë ndërmarrë nga Serbia për shkak se kryeministri Kurti ka për mision që “ta kthejë në binarë Kosovën”.

“Ajo çka unë e di që Kurti është i drejtuar nga misioni për ta kthyer Kosovën në binarë në terezi dhe nuk e ndalojnë këto kërcënime, përpjekje që bëhen nga kushdo qoftë por besoj që këto rreziku potencial dhe që ka humbur më së shumti me ardhjen e Kurtit është Serbia por e partnerët e saj… Në fakt i keni parë edhe ju si duhet me pa faktikisht Kurti i ka prishë punë më së shumti Serbisë”, tha ai.Po ashtu, Muja thotë se Serbia po zhvillon një luftë hibride ndaj Kosovës, duke marrë shembullin e agresionit rus në krye me presidentin, Vladimir Putin ndaj Ukrainës.

-Advertisement-

“Unë besoj se Serbia zhvillon një luftë hibride ndaj Kosovës pak a shumë nuk e di nëse i keni përcjellë ngjarjet në Rusi janë metoda që vijnë nga menuja e Putinit. Mënyra sesi iu ka qasë Ukrainës fillimisht ka dashtë me siguru një qeverisje lokale ndaj Putitnit dhe sa herë iu ka cenu kjo i ka eleminu ato, pastaj në momentin kur s’ka mund me këto forca demokratike ose praktika demokratike ka ardhë në shprehje e ashtuquajtura rezistenca civile bllokadat e Krimesë dhe Donbasit, kur e panë që ska sukses shkun në eskalimin në luftën e armatosur”, shtoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera