Lajme

Muja: Qeveritë e kaluara i thonin Jasharajt hajde qetu, sa mësimdhënës i ki, hajt 100 euro

Autori: Gazeta inFokus 23:44 | 05 September 2022

Deputeti i VV-së, Armend Muja, në emisionin “DPT te Fidani”, i ka vazhduar akuzat ndaj kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se qeveritë paraprake i kanë ndarë nga 100 euro për mësimdhënësit me qëllim që t’i sigurojnë votat e tyre.

“Më herët është bërë një rritje lineare e pagesës, pa marrë parasysh a je kon mësues i mirë a ma pak i mirë, ti e ke përfitu një rritje pagës sepse këto janë bërë në cikle zgjedhore. Cdo herë qeveritë paraprake kur ka ardhë cikli zgjedhor kanë thon “hajde ti Rrahman qitu, sa mësimdhënës i ki, valla 20 mijë, hajt 100 euro e kta mu më votojnë”, edhe është abuzu pak”, tha Muja.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera