Lajme

Muja: Përpjekja e opozitës është që t’a bindë publikun se LVV është njëjtë sikurse ata

Autori: Gazeta inFokus 20:45 | 11 July 2023

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë të martën se opozita po përpiqet ta bindë opinionin që “LVV është e njëjtë sikurse ne”.

Kjo deklaratë e Mujës vjen pas publikimit të përgjimeve të Mimoza Kusari-Lilës e cila dëshmohet të ketë folur me Milan Radoijçiqin.

Muja thotë se alternativa e opozitës sot është ”LVV është sikur ne”.

-Advertisement-

”Në esencë, e gjithë përpjekja e opozitës dje dhe sot, e me gjasë edhe ditëve në vazhdim, është që ta bindë publikun se LV është njëjtë sikurse ata. Pra, alternativa opozitare po thotë se ne nuk jemi më të mirë se LV. Po as LV nuk është më e mirë. Kjo është oferta e opozitës sot për qytetarin“, ka shkruar Muja në Facebook.

Më tutje, ai thotë se ish-pushteti, referuar opozitës së tanishme ka bashkëpnuar ngushtë me Listën Serbe.

”Opozita po tenton të thotë që ne që e kemi mundësuar krijimin e LS, i kemi bërë partner kyç në formimin e qeverisë (king-makers), kemi qenë të gatshëm të falim tokë, kemi bërë bashkë biznes, ua kemi toleruar aktivitetet kriminale të udhëheqësve të saj në veri, i kemi amnistuar, kemi qenë të gatshëm që t’ia falim të gjitha krimet, ua kemi largu fletëarrestin kur ka qenë  nevoja, jemi njësoj me juve të LV që e keni minimizuar rolin e tyre politik, keni ndaluar projektin e ndarjes së Kosovës, nuk vareni për votave tyre për qeveri, po ua mbyllni rrugës ilegale, laboratoret e drogës e të kriptovalutave, sepse ka dalë një incizim prej Radoijçiqit me plotë insinuata“, ka thënë Muja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera