Lajme

Muja për projektligjin për pagën minimale: Synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore

Autori: Gazeta inFokus 12:12 | 13 May 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, në diskutimin për projektligjin për pagën minimale ka thënë se kjo parti e përkrahë këtë projektligj, shkruan Gazeta Infokus.

Ai tha se ky projektligj synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore.

“LVV e mbështet dhe i rekomandon Kuvendit ta mbështes këtë Projektligj sepse synon eliminimin e mëdyshjeve ligjore. Propozimi për pagën minimale mbështetët në organizatën minimale të punës. Paga minimale nuk është ndryshuar që nga viti 2011 dhe kjo edhe pse vendet e tjera në rajon i kanë ndryshuar vit pas viti. Paga minimale vlerësohet të jetë 342 euro”, tha Muja.

-Advertisement-

Gjithashtu, ai tha se grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë

“Grupet shoqërore që përfitojnë më së shumti gjenden në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë. Shumica e tyre janë 16 deri në 34 vjet. Shumicën e vendeve evropiane paga minimale është gjysma e pagës mediate, dhe kjo rritje do të mundësoj zvogëlimin e varfërisë”, ka thënë deputeti i LVV-së.

Ndërkaq, deputetët e partive opozitare nuk po e përkrahin këtë projektligj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC

Të tjera