Muja: Mësimdhënësit t’i kompensojnë orët e të paguhen avans

Autori: Gazeta inFokus
15:07 | 07 October 2022
Deputeti i VV-së, Armend Muja, ka thënë se zgjidhja për të dalë nga çështja e mospagesës së mësimdhënësve është që ata t’i kompensojnë orët.
Tutje, ai tha se dyshon se mësimdhënësit kanë qenë të painformuar për pasojat e grevës dhe se sipas tij, rrjedhimisht kanë nevoja njerëzore për t’i paguar shpenzimet e këtij muaji.
“Në këtë dilemë, ministri i Financave e ka para vetës një dilemë se a t’i paguajë 12 milionë euro kundërligjshëm”.
“Andaj, pagesa në formë të avansit me kompensim të orëve mendoj se është rrugëdalja e saj, por duhet t’i kompensojnë orët e humbura”, është shprehur Muja.
Tutje, sipas Mujës, problemi tjetër në vend është se mësimdhënësit janë bindur që pagat e tyre janë të ulëta.
“Kosova është e varfër, pagat e mësimdhënësve asnjëherë s’janë të mjaftueshme por është e rëndësishme të bëhet një krahasim. Pagat e mësimdhënësve shkojnë mesatarisht deri në 480 euro, aq është paga mesatare”.
“Edhe mësimdhënësit e Kosovës paguhen më shumë se në Maqedoni e Shqipëri, pra si vend i varfër mjaftueshëm i paguajmë, sepse s’kemi më tepër”, është shprehur Muja, njofton Klankosova.tv.
Më tej, ai tha se si shoqëri s’mund të thuhet se është rritur inflacioni veç për mësimdhënës, pasi sipas tij, ai është rritur për të gjithë.

Të tjera
-
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat paraprake mbi pjesë...
-
Nis publikimi online i rezultateve të zgjedhjeve në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Raportohet se Rama po pret rezultatin zgjedhor në selinë e partisë
Eskorta e kryeministrit shqiptar Edi Rama, është parë te selia e partisë ...
-
Nis publikimi i rezultateve preliminare për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka nisur publikimin e rezultateve ...
-
Rrahje mes pesë personave në Viti, vihet në përdorim edhe arma e zjarrit
Gjatë ditës së sotme në Ballancë të Vitisë janë rrahur mes vete pesë persona,...
-
Ilir Meta lajmërohet nga burgu: Të mbrohet çdo votë e koalicionit,narkoshteti po jep shpirt
Ilir Meta deklaron për parregullësi nga ana e Edi Ramës, për të cilin thotë s...
-
Agron Shehaj flet për Exit Pollin: Shpresoj që do të jemi më shumë
Agron Shehaj nga Partia Mundësia ka thënë se po presin rezultatert zyrtare, d...
-
Dalin rezultatet e dy kutive, PS në Vorë feston me fishekzjarre
Rezultatet e dy qendrave të votimit elektronik në Vorë kanë bërë që Partia So...
-
Baton Haxhiu ia kthen Sali Berishës: Kur bëja sondazhe doktor për ty, më besoje
Sali Berisha e ka quajtur Baton Haxhiun, ‘gënjeshtar të gatshëm’ të Edi Ramës...
-
PS deklarohet – shpall fitoren pavarësisht vendimit të KQZ-së për Vorën
Partia Socialiste ka reaguar mbi procesin zgjedhor, duke vënë akuza ndaj KQZ-...
-
Osmani në Mauthausen të Austrisë: Aty ku njerëzimi njohu tmerrin premtuam sërish – kurrë më
Presidentja Vjosa Osmani qëndroi në Mauthausen të Austrisë, së bashku me udhë...
-
Exit Polli: Garë e nxehtë në Shkodër, këto janë mandatet e Ramës dhe Berishës
Sipas Exit Pollit të Baton Haxhiut, garë e nxehtë pritet të jetë në Shkodër. ...