Muja i VV-së: Do duhej ta mbronim më tepër Nagip Krasniqin
Autori: Gazeta inFokus 09:05 | 26 April 2023
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, thotë se kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, është dashur të mbrohej ende më shumë pas arrestimit të tij.
Madje, Muja konsideroi se në momentin kur Kosova ka qenë në kulmin e saj sa i përket prodhimit të energjisë elektrike u bë arrestimi i Krasniqit.
“Në mënyrën si unë e shoh arrestimin e Nagip Krasniqit, ne do duhej ta mbronim edhe më tepër. Unë kam qenë pjesë e Komisionit Hetimor për Energji dhe e di me çfarë është ballafaquar kryeshefi Krasniqi. Fillimisht është ngritur një narrativë e rrejshme, që ka rënë niveli i prodhimit në Kosovën A dhe B. Viti 2022 ka qenë kulmi i Kosovës sa i përket prodhimit të energjisë, shtimi i kapaciteteve të reja, uljes së konsumit. Pastaj, në këtë moment erdhi arrestimi i papritur i drejtorit. Në ndërkohë, unë kam pritur që do të ndërmerren hapa tjerë. Në 10 vitet e fundit ka pasur një mafia energjetike të cilat kryesisht kanë qenë të lidhura me ish-partitë në pushtet, AAK, PDK e LDK. Kanë qenë të lidhura me firma serbe që nga importi i energjisë elektrike, deri tek zbatimi i kontratave në KEK. E ajo çka ka ndryshuar në dy vitet e fundit në Kosovë, nuk është importuar asnjë cent nga Serbia dhe këto firma që kanë qenë të lidhura me partitë që kanë qeverisur Kosovën më herët”, deklaroi Muja në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.
Po ashtu, Muja tha se për interesa të ndryshme është organizuar kampanjë kundër drejtorit Krasniqi.
“Nagip Krasniqi ka filluar t’i marrë disa vendime të shpejta, e njëra nga to është që s’ka më import të rrymës nga Serbia, nuk ka më shpenzime të kontrata milionëshe. Kur e kanë humbur tregun, kanë filluar pastaj t’u afektohen interesat dhe kanë filluar një kampanjë kundër drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqit”, theksoi Muja.
Kujtojmë se javën e kaluar, kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, është arrestuar nga Policia e Kosovës.
Ai akuzohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, ushtrim i ndikimit dhe konflikt interesi.
Të tjera
-
Aktori Krasniqi për anulimin e konkursit në Teatrin Kombëtar: Do t’i shkojmë deri në fund
Aktori kosovar, Valmir Krasniqi, ka reaguar pasi Ministria e Kulturës, Rinisë...
-
Hovenier: Kosovë, gjithmonë do të kesh një vend të veçantë në zemrën time
Ambasadori në largim i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, iu bashkua sot presi...
-
Lumturije Vuçetaj emërohet Kryeprokurore e Prokurorisë Themelore të Pejës
Lumturije Vuçetaj ka marrë shtatë vota për t’u emëruar Kryeprokurore e Prokur...
-
Përurohen sportelet digjitale në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK
Pas përfundimit dhe inaugurimit të sporteleve në Radiologji dhe në Biokimi në...
-
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuuan edhe këngëtarët e gastronomia
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka bërë të ditur...
-
Aeroporti “Adem Jashari” regjistroi katër milionë pasagjerë, Kurti arsye e sheh liberalizimin e vizave
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot i ka regjistruar katër...
-
Përfundojnë hetimet për “Albkings”, aktakuza gati
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi bashkë me...
-
Petrit Kryeziu zgjedhet kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prizren
Petrit Kryeziu është votuar për Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore në Priz...
-
“Mezi pres të shoh çfarë do të arrini në vitin 2025” – Hovenier bën adresimin e fundit për kosovarët
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, ka bërë adresimin e tij të fundit përpara...
-
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot një vendim për vendosjen e sanksioneve shte...
-
Ngrihet aktakuzë ndaj 5 personave, dyshohet se i vrạnë 6 civilë shqiptarë – njërin e dọgjën për së gjalli
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ku...
-
Mungesa e rrymës “për shkak të zhvillimit ekonomik”, Bajrami i reagon kryeshefit të KOSTT: Mjaft më me tallje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se kry...