Lajme

Muja i reagon opozitës: Gjatë vitit 2023 pati rritje në qarkullim tek bizneset dhe dyfshim i tatimit në fitim

Autori: Gazeta inFokus 19:55 | 17 September 2023

Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka publikuar shifra të qarkullimit të bizneseve për 7 muaj të vitit 2023.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Muja ka publikuar edhe një grafikon, teksa ka shpjeguar se ka pasur qarkullim mbi 11 miliardë euro.

Ai po ashtu ka thënë se për muajt janar-korrik, këto biznese kanë paguar mbi 140 milionë euro tatim në fitim.

-Advertisement-

Kjo sipas Mujës është dyfushuar krahasuar me muajt e njëjtë të viti 2019 dhe 2020.

“Qarkullimi i bizneseve –  për 7 muajt e parë të vitit 2023 bizneset në Kosovë kanë raportuar qarkullim në vlerë 11.2 miliardë euro, dyfishi në krahasim me 2020. Bizneset ndërmjet janar-korrik 2023 kanë paguar 140.1 milionë euro tatim në fitim, dyfishi krahasuar me 2019.  Qarkullimi i dyfishuar reflekton rritjen e transaksioneve në një ekonomi në rritje por edhe formalizim të aktivitetit të tyre”, shkroi Muja.

Ky reagim vije pasi dy partitë më të mëdha opozitare, PDK dhe LDK, hodhën kritika ndaj Qeverisë.

Sipas tyre, Prodhimi i Brendshëm së Kosovës ka shënuar rritje reale për 2.02 për qind në tremujorin e dytë të këtij viti.

Sipas tyre, kjo rritje e ulët ekonomike po e degradon çdo ditë e më tepër standardin e jetës së qytetarëve në vend.

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë në PDK, Arben Mustafa ka thënë se kjo është norma më e ulët e rritjes ekonomike në dhjetë vitet e fundit.

“Të dhënat e publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës tregojnë se norma reale e rritjes ekonomike në tremujorin e dytë të vitit 2023 ishte vetëm 2.02 për qind – norma më e ulët e rritjes në dhjetë vitet e fundit”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera