Lajme

Muhaxheri viziton familjen që humbi dy anëtarë nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 11:59 | 25 June 2023

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka ngushëlluar familjen që humbi dy anëtarë nga vërshimet e së shtunës.

Muhaxheri potencoi se me rrugët duhet të merren operatorët e kontraktuar, teksa shtoi se mbrëmë ka pasë sasi të mëdha të reshurave.

“U shpreha ngushëllime familjes, ka ra shi një kohë të gjatë po shihet se mbramë u kanë sasi e reshurave që s’ka ndodhë përpara”, u shpreh Muhaxheri.

-Advertisement-

“Me rrugët duhet të merren operatorët, s’kthehet jeta”.

Muhaxheri në një intervistë për Kosovapress, theksoi se nuk është faji te rruga, por siç tha ai, për shkak të sasisë së madhe të shiut.

“Për shkak të sasisë së madhe të shiut, jo për shkak të rrugës”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera