Lajme

Muhaxheri reagon për rastin e sulmit seksual ndaj Nikqit: Krim i dënueshëm

Autori: Gazeta inFokus 21:18 | 30 September 2022

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka reaguar pas sulmit seksual që iu bë Mrika Nikqit nga Flori Beqiraj.

Muhaxheri tha se dhuna nuk është çështje private, por çështje sociale e politike.

“Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh. Mrika Nikqi, ti je sportistja e dalluar, krenaria e qytetit të Pejës dhe mbarë shqiptarisë”, është shprehur Muhaxheri, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Kujtojmë se në lidhje me rastin e sulmit seksual ndaj Nikqit, policia ka arrestuar Flori Beqirajn, i cili gjendet në mbajtje për 48 orë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera