Lajme

Muharremi: VV-ja do të ketë nevojë për koalicion, në të kundërtën shkon në opozitë

Autori: Gazeta inFokus 09:44 | 10 February 2025

Njohësi i statistikave, Shenoll Muharremi, ka komentuar rezultatet e fundit të zgjedhjeve.

Ai bazuar në këto të dhëna, ka thënë se VV-ja duhet të bashkëpunoj me një parti opozitare. Në të kundërtën, shkon në opozitë.

Postimi:

-Advertisement-

Mjesi. Qenka rregullu serveri dhe faqja e aplikacioni i KQZ-së. Me 90% të numërimit, LVV po kryeson me 41%, PDK 22.15% dhe LDK 17.64 %. Tkurrja e LVV-së është konfirmuar, por ka fituar më shumë vota sesa që mendohej. Opozita ka fitu më pak sesa pritej, edhe pse metoda dhe qasjet ishin të duhura. Thellësia e korrektimit nuk është konfirmuar plotësisht, vetëm trendi, pasiqë opozita duhet me vazhdu me punu për me e siguru një sistem të balacuar politik. Sidomos LDK ka fituar tepër më pak sesa dukej që do të fitoj. Tash është me rëndësi me tregu sjellje dinjotoze (të matura!) dhe me u fokusu tek themelimi i institucioneve. Qytatarët ende e favorizojnë LVV-në si parti të parë dhe ajo ka përgjegjësitë kryesore. Në parim, ka mundësi me themelu qeverinë, por duhet të bashkëpunoj më një parti opozitare. Nëse nuk dëshiron, duhet të shkoj në opozitë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera