Muharremi: Vjosa Osmani nuk duhet ta takojë sponsorizuesin e terrorizmit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus
12:45 | 05 Tetor 2023
Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk duhet të takohet me atë siç e quan ai sponsorizuesin e terrorizmit në Kosovë, Aleksandër Vuçiq.
Në një deklaratë, Muharremi ka thënë se qëndrimet duhet të formësohen qëndrimet dhe pozicionet e reja të Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë.
Gjithashtu, ai ka thënë se për një takim eventual mes Osmanit dhe Vuçiq Kosova duhet t’i vendos disa kushte.
“Vjosa Osmani nuk duhet të takoj sponzorizuesin e terrorizmit në Kosovë, Aleksandar Vuçiq, në formatin që e ka takuar më herët. Në të njëjtën kohë, ne duhet të bëjmë të kjartë se jemi gjithmonë të gatshëm për pjesëmarrje dhe kontribut për paqe, siguri dhe stabilitet të rajonit. Por nuk mundemi të takojmë në takime të ngushta apo bilaterale një person që na ka sulmuar me grupe paraushtarake terroriste Kosovën se kjo do të nënkuptonte justifikimin dhe përsëritje të veprimeve të tilla. Për një takim eventual, Kosova duhet t’i vendos disa kushte. Kushtet kryesore mund të përfshijnë: (a) Serbia të hetohet dhe të dënohet për organizimin e sulmit terrorist; (b) Serbia të shpartalloj grupin ‘e Kosovës’ prej 200 pjesëtareve të njësive paraushtarake të trajnuar në Serbi; (c) Të ekstradoj organizatorin e sulmit tek organet e Kosovës ku ai duhet të gjykohet”, ka shkruar Muharremi.
Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, në deklaratën e tij po ashtu ka thënë se Kosova duhet të marr pjesë në formimet multi-laterale ku merr pjesë Serbia, përfshi nesër në Granada të Spanjës.
“Në anën tjetër, Kosova duhet të marr pjesë në formimet multi-laterale ku merr pjesë Serbia, përfshi nesër në Granada të Spanjës. Nesër dhe pasnesër do të ketë raste ku janë prezent në takim Presidenti i Kosovës dhe Serbisë dhe interesi jonë është të përfaqësohemi dhe kërkojmë ndërmarrje të masave kundër regjimit të Beogradit për sulmin mbi Kosovës si dhe të avokojmë për interesat e Kosovës në politikën e re të zgjerimit të BEsë. Në këto takime edhe me siguri do të ketë edhe fotografi grupore ku Kosova duhet të marrë pjesë”, ka deklaruar muharremi.
Deklarata e plotë:
A duhet të takohet Vjosa Osmani me Vuçiqin në Samitin e BE-së?
Ne duhet me i formësu qëndrimet dhe pozicionet e reja të Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë. Nesër fillon Samiti i BE-së në Spanjë dhe ky është rasti i parë ku Presidentët e Kosovës dhe Serbisë marrin pjesë në një Samit Europian. Ata më herët në raste të tilla janë takuar 2 herë, edhe nesër diplomat të lartë munden me kërku një takim mes tyre. Kjo është një situatë komplekse kur ne duhet me i formësu pozicionet dhe intereset tona të reja karshi Serbisë dhe dialogut për marrëveshje finale.
- Vjosa Osmani nuk duhet të takoj sponzorizuesin e terrorizmit në Kosovë, Aleksandar Vuçiq, në formatin që e ka takuar më herët. Në të njëjtën kohë, ne duhet të bëjmë të kjartë se jemi gjithmonë të gatshëm për pjesëmarrje dhe kontribut për paqe, siguri dhe stabilitet të rajonit. Por nuk mundemi të takojmë në takime të ngushta apo bilaterale një person që na ka sulmuar me grupe paraushtarake terroriste Kosovën se kjo do të nënkuptonte justifikimin dhe përsëritje të veprimeve të tilla. Për një takim eventual, Kosova duhet t’i vendos disa kushte. Kushtet kryesore mund të përfshijnë: (a) Serbia të hetohet dhe të denohet për organizimin e sulmit terrorist; (b) Serbia të shpartalloj grupin ‘e Kosovës’ prej 200 pjestarëve të njësive paraushtarake të trajnuar në Serbi; (c) Të ekstradoj organizatorin e sulmit tek organet e Kosovës ku ai duhet të gjykohet;
- Në anën tjetër, Kosova duhte të marr pjesë në formumet multi-laterale ku merr pjesë Serbia, përfshi nesër në Granada të Spanjës. Nesër dhe pasnesër do të ketë raste ku janë prezent në takim Presidenti i Kosovës dhe Serbisë dhe interesi jonë është të përfaqësohemi dhe kërkojmë ndërmarrje të masave kundër regjimit të Beogradit për sulmin mbi Kosovës si dhe të avokojmë për interesat e Kosovës në politikën e re të zgjerimit të BEsë. Në këto takime edhe mesiguri do të ketë edhe fotografi grupore ku Kosova duhte të marrë pjesë;
- Ri-strukturimi i Dialogut Kosovë-Serbi. Forma e dialogut siç e kemi njohur më parë ka japur kundër-efekte dhe ka përfunduar me nje sulm terrorist të Serbisë mbi Kosovës. Lehtësuesi, nga njëra palë – Kosova-, është akuzuar se është i anshëm. Rrjedhimisht, formati i dialogue që e kemi njohur, përfshi lehtësuesin e saj, ka përfunduar. Nuk pres që Albin Kurti të takohet e hajë senduiqa me koka kolla bashkë me Vuçiqin. Kjo nuk është e pranueshme, Kosova nuk ka nevojë të takohet me një person që ka konspiruar me terrorizëm kundër nesh. Por ne duhet të vazhdojmë dialogun. Interesi jonë është të marrim pjesë dhe punojmë për paqe dhe stabilitet të rajonit. Andaj, BE duhet të ri-formatoj dialogun ku diplomatët e Gjermanisë dhe Francë për disa javë zhvillojnë Shuttle Diplomaci mes Kosovës dhe Serbisë derisa të arrihet një propozim i Marrëveshjes Finale. Në Janar 2024 mund të organizohet një konferencë e nivelit të lartë ku marrin pjesë edhe Kancelari i Gjermanisë dhe Presidenti i Francës përfshi Sekretarin e Shtetit Bliknen për të arritur Marrëveshjen Finale mes Kosovës dhe Serbisë. Në këtë konferencë përfaqësuesit e Kosovë duhet të takojnë (një herë) Presidentin e Serbisë për të nënshkruar marrëveshjen.
Asnjë vend në botë nuk do hajë senduiqa me Presidentin e një vendi që të ka sulmuar me terrorizëm. Por ne duhet të angazhohemi për paqe dhe stabilitet rajonal, është interesi jonë fundja. Andaj, përderisa takimet multilaterlae janë interesi jonë, nuk besoj që Presidentja e Kosovës duhet të pranoj të takohet me Vuçiq në Spanjë e as Kurti të hajë senduiqa me të në Bruksel. Ne na duhet nje shuttle diplomaci invenzive 3 muajt e ardhshëm ku pastaja propozohet Marrëveshja Finale me Kosovës dhe Serbisë e ku edhe Asociacionit edhe Njohja janë pjesë.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...


































