Lajme

Muharremi vazhdon me kritika për Sveçlën, thotë se është i obsesionuar me veriun e Kosovës: Me ja ba qejfin shefit të vet

Autori: Gazeta inFokus 23:48 | 07 August 2023

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka kritikuar ashpër ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me reagimin e këtij të fundit pas ngjarjes tragjike që ndodhi në lokalin “Bon Vivant”, në Prishtinë.

Përmes një shkrimi të gjatë në “Facebook”, Muharremi tha se ministri Sveçla nuk dha siguri që shteti mundet ta mbrojë qytetarin.

“Ai nuk japi siguri që shteti mundet me mbrojtë qytetarin. Më shumë bojke analiza edhe e hudhke fajin tjetër kah sesa me vepru dicka. ‘Një task forcë’ tha e bëjmë. A din çka? Qeveritë i krijojnë task forcat kur nuk dijnë çka me ba, me ble kohë. Task force = zero. As nuk shkoj fizikisht me u duk afër skenës së krimit që me e pa njerëzit që shteti po kujdeset për qytetarët”, ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Sipas tij, Sveçlën është i obesesionuar dhe i fiksuar pas veriut të Kosovës.

“Ky ministër është i obsesionuar dhe fiksuar me veriun e Kosovës. Me ja ba qejfin shefit të vet edhe me i mbulu avantuar e veta dhe të qeverisë me shumë gabime në veri”, ka shkruar tutje njohësi I cështjee të integrimeve evropiane.

Reagimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera