Lajme

Muharremi thotë se Sveçla po provokon: Xhelali dëshiron më shumë grushta, ndoshta

Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 15 July 2023

Njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka reaguar pas postimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Përmes një postimi në “Facebook”, Muharremi ka thënë se ndoshta kjo është gjuhë e qëllimshme nga Sveçla për të provokuar dhunë.

Gjithashtu, Muharremi ka bërë thirrje që të qytetarët të mos bien pre e provokimeve të tilla.

-Advertisement-

Ndërkaq, ai dënoi edhe gjuhën ndaj gazetarëve Berat Buzhala e Vehbi Kajtazi.

Postimi i plotë:

Xhelali dëshiron më shumë grushta, ndoshta

Ndoshta nxehti në kokë, ndoshta një gjuhë e qëllimshme me provokuar dhunë. Qeveria ka kapitalizuar nga grushtat në Kuvend. Tash ndoshta po kërkon edhe më shumë grushta që me u rikuperu nga pozicioni i keq që e ka sjellë vetën. Veproni me maturi sot dhe gjithmonë dhe mos bini në provokim. Gjithashtu qeveria na ka borxh me tregu me fakte se si gazetari e ka marrë materialin nga Serbia, përndryshe duhet me kërkuar falje. Kujdes me gjuhën nga pozita e institucionit se ato nuk ju kanë lënë baballarët. Sot jeni ju, nesër shkoni dhe vijnë tjerët. Duhet me ruajt institucionin, aq duhet me kuptu. E denoj një gjuhë linçuese të ministrit kundër gazetarëve. Nuk është veprim dhe gjuhë proporcionale. Mund të shkakton incidente dhe dhunë të mëtutjeshme.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova lanson Kredinë për Ekonominë Qarkore – e para dhe e vetmja e këtij lloji në Kosovë
-Advertisement-

Të tjera