Lajme

Muharremi: Sot u duk sikur Kosova kishte mbetur krejt vetëm

Autori: Gazeta inFokus 22:53 | 16 September 2026

Analisti Shenoll Muharremi ka reaguar pas vendimeve të sotme gjyqësore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke shprehur zhgënjimin e tij për dënimet dhe shqetësimin për pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

“Më dhimbti në shpirt sot me i pa ato dënime monstruoze”, ka shkruar Muharremi, duke shtuar se sipas tij, bëhet fjalë për njerëz që kanë luftuar “për liri dhe për mbrojtjen e shtëpisë së tyre”.

Megjithatë, Muharremi thotë se zhvillimet e sotme e kanë bërë të reflektojë edhe për marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e saj ndërkombëtarë.

-Advertisement-

“Sot e kam kuptuar edhe diçka tjetër, sa e vetmuar ka mbetur Kosova dhe dëmin e shkatërrimit të marrëdhënieve me SHBA dhe BE-në që ka ndodhur vitet e fundit”, ka deklaruar ai.

Sipas Muharremit, Kosova në të kaluarën ka pasur mbështetje të fuqishme nga vendet demokratike, jo vetëm gjatë procesit të çlirimit, por edhe në ndërtimin e shtetit dhe fuqizimin e pozitës së saj ndërkombëtare.

Ai ka theksuar veçanërisht rolin e diplomacisë amerikane dhe të aleatëve të Kosovës në përkrahjen ndërkombëtare për vendin.

“Sot u duk sikur Kosova kishte mbetur krejt vetëm”, ka shkruar analisti.

Në reagimin e tij, Muharremi ka paralajmëruar gjithashtu për pasojat që, sipas tij, mund të ketë izolimi dhe dëmtimi i marrëdhënieve me partnerët ndërkombëtarë.

“Vendimi i sotëm të trishton, por duhet me na shqetësu edhe ajo çka na pret në të ardhmen”, ka shkruar ai, duke vlerësuar se dëmtimi i marrëdhënieve me SHBA-në dhe BE-në mund të ndikojë drejtpërdrejt në interesat dhe sigurinë kombëtare të Kosovës.

Në fund, Muharremi ka theksuar se një shtet i vogël mund të përballet me pasoja të mëdha nëse humb përkrahjen e aleatëve të tij në periudha kur ka më së shumti nevojë për ta.

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy