Muharremi: Qeveria s’mund ta mbyllë një media – rasti i Klan Kosovës, gabimi i dytë më i madh i qeverisë
Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 31 July 2023
Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka thënë se qeveria nuk mundet me e mbyllë një media, teksa u shpreh i sigurt se kjo nuk do të ndodhë në Kosovë.
Ai tha se akti i qeverisë me Klan Kosovën është një fenomen ku qeveria e luan rolin e gjykatave dhe prokurorëve.
“Qeveria nuk e bënë gjyqin. Këtu është një keqkuptim dhe gabim trashanik i qeverisë. Pas gabimeve dhe avanturave në veri që na rrezikuan seriozisht sigurinë kombëtare, menaxhimi i rastit të Klan Kosova është gabimi i dytë më i madh i Albin Kurtit dhe qeverisë”, tha Muharremi.
Tutje, Muharremi tha se rasti “Klan Kosova”, lehtësisht mund të jetë një kurth për mobilizimin e militantëve të pushtetit para zgjedhjeve eventuale në vjeshtë.
“Problemi është që kjo fiskulturë e rrezikshme po bëhet në dëm të publikut dhe Kosovës. Gjithsesi duhet të respektohet ligji, por jo vetëm për disa specifikisht. Patjetër duhet të japin llogari të gjithë që mund të kenë abuzuar me pushtetin dhe paranë publike, por jo në formë selektive dhe për interese politike”, tha ai.
Më tej, ai tha se besimi dhe kredibiliteti tek qeveria po zbehet çdo ditë e më shumë, teksa sipas tij, kjo do të reflektohet në zgjedhjet e ardhshme.
“Nuk besoj që z. Kurti me metodat dhe taktikat që po përdorë mund të qeverisë më Kosovën. Ai mund të ketë rol me rëndësi, por jo si kryesues i qeverisë”, tha Muharremi.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...