Lajme

Muharremi: Prej vitit 2020 deficiti ka eskaluar dramatikisht

Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 10 January 2024

Njohës i çështjeve të integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi, ka thënë se është dyfishuar deficit tregtar që nga viti 2020 e deri në vitin që lamë pas.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka paraqitur disa shifra, ku ka thënë se që nga viti 2023 deficiti tregtar sipas tij ka esakluar dramatikisht.

E sipas Muharremit, Qeveria e Kosovës nuk po zhvillon ndonjë program bindës për ta adresuar këtë problem të madh struktural të ekonomisë.

-Advertisement-

“Dyfishohet nga -2.6 miliardë euro 2020 në -5.4 miliardë euro 2023 deficiti tregtar për 3 vite në Kosovë! Deri në vitin 2020 kemi pasur një mesatare rreth -2,3 miliardë euro deficit në vit (vitet 2013-2020), por prej vitit 2020 deficiti ka eskaluar dramatikisht. Për befasi, qeveria e Kosovës nuk po zhvillon ende ndonjë program bindës për me adresu këtë problem të madh struktural të ekonomisë Kosovarë që po humbas dhe qet jashtë vendit çdo vit mbi -5miliardë euro! apo gjysmën e BPV”, ka shkruar Muharremi.

Gjithashtu, njohësi i çështjeve të integrimeve evropiane ka paraqitur disa nga vlerat vjetore të deficitit tregtar në mallra.

“Në vijim vlerat vjetore të deficitit tregtar në mallra:

2023 -5,418.60

2022 -4,287.20

2021 -3567.00

2020 -2,573.20

2019 -2,840.20

2018 -2,737.70

2017 -2,464.20

2016 -2,290.80

2015 -2,109.30

2014 -2,058.60

2013 -1,995.60”, ka shkruar Muharremi./Gazeta Infokus/

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera