Lajme

Muharremi për përkrahjen e punësimit të grave: Buxheti i Kosovës duket shumë tepër e vogël

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 24 August 2023

Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi përmes një postimi ka treguar për numrin e gravë në Kosovë që janë të papunësuara, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka publikuar një grafikë të buxhëtit të Kosovës, ku sipas vendimi që kanë marrur kanë ndarë 60. Mijë euro për të përkeahur punësimin e grave.

“Punësimi i Grave: 490,197 të papunësuara. Dje qeveria kishte ndarë 60,000 euro për me përkrahë punësimin e grave (masa 1.3). Nga kjo, nga 150 euro për tre muaj, që i bjen rreth 133 persona me u përkrahë vetëm 3 muaj. Nëse e shiqojmë buxhetin e Kosovës për 2023 që është 3,212,000,000 kjo duket shumë tepër e vogël. Sa për informatë: janë 607,439 gra në Kosovë që janë në moshë pune. Prej tyre vetëm 117,242 të punësuara sipas agjencisë së statistikave. Kemi rreth gjysmë milioni apo 490,197 të papuna”, ka shkruar Muharremi në “Facebook”./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni grafikën e publikuar nga Muharremi:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera