Lajme

Muharremi ngre alarmin: Dallim prej 60 milionë eurosh mes të dhënave të Doganës dhe ASK për importin e energjisë

Autori: Gazeta inFokus 15:42 | 22 May 2025

Analisti dhe eksperti i ekonomisë, Shenoll Muharremi, ka ngritur shqetësimin lidhur me mospërputhjet e theksuara ndërmjet të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) dhe Doganës së Kosovës për importin e energjisë gjatë tre muajve të parë të vitit 2025, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas Muharremit, diferenca është tejet e thellë dhe e pashpjegueshme, duke arritur vlerën e rreth 60 milionë eurove në bazë të çmimit mesatar të importit, ose 364,809 megavat orë energji të importuar që mungon në përputhshmëri statistikore.

“Kaq i thellë është dallimi apo mospërputhja mes raportimeve të ASK dhe Doganës në lidhje me importin e energjisë për janar, shkurt dhe mars 2025. Nëse i përkthejmë në vlerë monetare, dallimi është rreth 60 milionë euro. Dikush duhet me sqaru këtë, sepse kjo s’ka logjikë”, shkroi ai në një reagim publik.

-Advertisement-

Ky dallim ngre pikëpyetje serioze mbi saktësinë e raportimit zyrtar të të dhënave të importit dhe ka potencialin të ndikojë në analizat makroekonomike dhe vendimmarrjen institucionale. Muharremi i bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të sqarojnë publikisht arsyet e kësaj mospërputhjeje, e cila, sipas tij, minon transparencën dhe besimin në institucionet shtetërore.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe dhuron veturën “Kia Sportage” (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera