Lajme

Muharremi: Nëse LVV i fiton 45%, Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku prej këtij momenti kanë gjasa 50/50% të bëhen kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 14:36 | 06 Shkurt 2025

Analisti, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë të situatës së rezultatit të mundshëm të zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Muharremi ka thënë se nëse partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje i fiton së paku 45%, atëherë dy kandidatët nga opozita, Lumir Abdixhiku nga LDK dhe Bedri Hamza nga PDK, kanë gjasa përgjysmë që të bëhen kryeministër.

Në këtë kontekst sipas analizës së tij, cdo rezultat i LVV-së që nuk e kalon 46%, është i barabartë me zero, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

“Nëse VV nuk fiton së paku 45%, Berdi Hamza dhe Lumir Abdixhiku prej këtij momenti kanë gjasa reale 50%-50% me qenë kryeministra të ardhshëm. Njëri prej tyre thujase gjithsesi. Sipas rezultateve të mundshme eventuale, gjithçka që LVV fiton ndër 46% mundet me qenë e barabart me zero. Ata do të detyrohen të sakrifikojnë postin e kryeministrit. Potenciali i LVV këto momente mundet me qenë në rajonin 36%”, ka thënë Muharremi.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy