Muharremi: LVV po shkon drejt opozitës, strategjia “o krejt, o asgjë” e ka izoluar politikisht
Autori: Gazeta inFokus
12:39 | 21 Korrik 2025
Analisti Shenoll Muharremi ka vlerësuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk po pajtohet me realitetin se duhet të kalojë në opozitë, pas dështimit për të krijuar shumicë parlamentare në 50 seanca radhazi që nga zgjedhjet e 9 shkurtit, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas tij, përkundër rezultatit të lartë elektoral prej 42.3%, Vetëvendosje nuk po arrin të sigurojë partnerë për bashkëqeverisje, si pasojë e qëndrimeve kontradiktore dhe qasjes armiqësore ndaj partive të tjera.
“LVV ka fituar zgjedhjet, por e ka humbur betejën politike me qasje të gabuar. Strategjia ‘o krejt, o asgjë’ po e dërgon partinë në opozitë”, ka deklaruar Muharremi.
Ai ka paralajmëruar se kjo situatë vetëm do të përkeqësohet në të ardhmen, kur përkrahja për këtë subjekt politik të nisë të zbehet. “Nëse LVV nuk po arrin me formu shumicën tani me gjithë këtë përkrahje, çka do të ndodhë kur të bie në 30%?”, ka pyetur ai.
Sipas analistit, Vetëvendosje ka dështuar të krijojë aleanca dhe ka humbur besimin e potencialëve partnerëve, ndërsa lideri i saj, Albin Kurti, ka gabuar rëndë në strategjinë zgjedhore.
“LVV duhet të përgatitet për opozitë – tash kjo duket një rrugë shumë e mundshme pas dështimit për të ndërtuar shumicë. Reforma e thellë është e domosdoshme nëse dëshiron të mbetet relevante në skenën politike,” përfundon Muharremi./Gazeta Infokus

T� tjera
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...


































