Muharremi e quan Albin Kurtin “Kumargji Politik”: Bixhozi i Albin Kurtit “O Krejt, o Asgjë”

Autori: Gazeta inFokus
19:42 | 06 February 2025
Analisti, Shenoll Muharremi, ka bërë një analizë për fushatën zgjedhore të 9 shkurtit të Lëvizjes Vetvendosje.
Muharremi ka thënë se strategjinë e LVV-së e ka parë si bixhoz të kryeministrit Kurti, ku ai nuk ka hyrë për të bashkëpunuar për të bërë kompromis, ka hyrë për të fituar “krejt” ose për të humbur gjithçka.
“Bixhozi i Albin Kurtit: “O Krejt, o Asgjë!” Kjo është si e kam parë strategjinë e LVV-së dhe Albin Kurtit prej ditës së parë. Ai nuk ka hyrë për të bashkëpunuar e për të bërë kompromis. Ka hyrë për të fituar “krejt” ose për të humbur gjithçka. Një ditë, kur analizova “Planin 500k” të LVV-së dhe kuptova sa i paarritshëm është; kur dëgjova narrativën negative dhe agresive të Albin Kurtit në fushatë, e quajta një ditë Albin Kurtin: Kumargji Politik. Disa nuk e kuptuan, por kjo nuk ishte një ofendim për të. Vetëm përshkrova si e shoh strategjinë e LVV-së në zgjedhje. Kishte aq shumë rreziqe dhe nuk kishin marrë parasysh ‘menaxhimin e riskut’. 500 mijë vota ishte diçka utopike, e pamundur as në teori, e lëre më në praktikë.” , ka shkruar ai
Ai shtoi se Kurti ka thënë “O krejt, o asgjë!” në tubimin zgjedhor që sontë e kishtë në Pejë, ku kjo strategji i ka sjellur punën në fund të fushatës që edhe nëse LVV fiton, kjo nënkupton si zero për të.
“Sonte e tha vetë Albin Kurti: “O krejt, o asgjë!”. Me këtë rast, do të jetë e fundit: ASGJË. Kjo jo për shkak se njerëzit nuk e preferojnë LVV-në. Një numër i jashtëzakonshëm ende e përkrah, por larg, tepër larg nga strategjia dhe Plani 500k. Larg nga “KREJT”. E kjo strategji e ka sjellur punën në fund të fushatës që edhe nëse LVV fiton, të themi, 45%, kjo nënkupton si zero për të. Krejt, o asgjë… nënkupton që i duhen së paku 46% të formoj qevinë vet, por një qeveri të dobët. “
Tutje Muharremi theksoi se Albin Kurti dhe strategjistët e LVV-së mund të fajësojnë vetëm veten, dhe se pas kësaj fitorja e tyre do të kthehet në humbje.
“Kështu, Albin Kurti dhe strategjistët e LVV-së mund të fajësojnë vetëm veten. Ata një lojë totalisht të fituar, me diferencë të lartë në gola, e transformuan në humbje. Dhe tash, pas gjithë kësaj, kur më 10 shkurt zgjohemi dhe e shohim që pritjet ishin jo reale dhe realiteti është ndryshe, fitorja kthehet në humbje. Gëzimi në dëshpërim. Po përse? Vetëm për shkak se u luajt kumar, bixhoz. “O Krejt, o Asgjë!” është një lojë kazinoje që gjithmonë do ta humbësh në politikë, ku ka shumë ndikime, rryma dhe interesa. Kështu e humbi LVV dhe Albin Kurti lojën ku kishin një avantazh 5:0 në start.”, ka shkruar Muharremi.

Të tjera
-
Kurti: Serbia do të mbahet përgjegjëse dhe fajtore për kṛiḿet në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Serbia do të mbahet përgj...
-
Dodik e kalon kufirin e BeH për herë të parë pas fletëarrestit – Vuçiq i bën konak për 26 vjetorin e sulmeve të NATO’s
Përkundër se është i sanksionuar nga SHBA-ja, dhe po ndiqet nga autoritetet e...
-
Operacioni “Shtegu”, Policia kap mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa serbe në veri të Mitrovicës
Policia e Kosovës ka kapur mbi 32 kg drogë të fshehur në automjetin me targa ...
-
Majko kujton përvjetorin e bombardimeve të NATO-s
Ish-kryeministri i Shqipërisë gjatë luftës në Kosovë, Pandeli Majko, ka përku...
-
Pas më shumë se 12 orësh, përfundojnë bisedimet mes SHBA-së dhe Rusisë në Arabi Saudite
Bisedimet mes Rusisë dhe SHBA-së për luftën në Ukrainë në Arabinë Saudite kan...
-
Diçka e çuditshme u shfaq sonte në qiell
Një rreth misterioz është shfaqur sonte në qiell. Fotografitë që shihni ja...
-
Kur agresori maskohet si viktiḿë
Autor: Prof. Dr. Asoc. Arben Fetoshi Çka fshihet pas narrativës anti – NA...
-
Komisionerja e BE’së i uron Shqipërinë dhe RMV’në që po e hapin shtegun për marrjen e parafinancimit nga Plani i Rritjes
Marta Kos, komisionerja e Bashkimit Evropian ka përgëzuar Shqipërinë si dhe M...
-
“Personalisht nuk kam vija të kuqe – Kurti ofendoi, nënçmoi, ndërtoi murin kinez”, Quni për koalicionin e mundshëm LDK-VV
Anton Quni nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se ai personalish...
-
“Veç një trim është, ai është në burg, e ka emrin Hashim Thaçi”, Baton Haxhiu thotë se mungon guximi politik te partitë
Baton Haxhiu, gazetar, në “Pressing” të T7, ka kritikuar elitën aktuale polit...
-
Instituti Atlas propozon heqjen e TVSh-së në faturat e energjisë elektrike: Do të ulte çmimin e rrymës me 44%
Instituti Atlas ka propozuar heqjen e TVSh-së si masë konkrete për të ulur çm...
-
Drejtori i inteligjencës finlandeze vizitoi Kosovën
Drejtori i inteligjencës finlandeze, gjeneral-brigadier Pekka Turunen ka qënd...