Lajme

Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 04 November 2024

Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij kosto reale e një kosovari është 37 për qind më shtrenjtë sipas fuqisë blerëse, sa i përket blerjes apo çmimit të energjisë elektrike.

Ai këtë reagim e ka bërë, pasi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje ka njxerr një statistik të një televizioni turk që kontrollhet nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, e ku thuhet se Kosova është vendi në rajon me çmimin më të lirirë të energjisë elektrike.

-Advertisement-

“Sa kushton një këh në Kosovë përmes Fuqisë Blerëse? GDP per kokë banori me metodologjinë e barazisë së fuqisë blerëse (PPP) është indikatori më i sakt me na tregu mirëqenien e qytetarëve dhe familjeve. Kjo gjithashtu nënkupton që vlera e 1 euro varion në vende të ndryshme bazuar në cmimet atje. Nuk mundemi me kuptu mirë dhe me krahasu koston e produkteve apo shërbimeve pa e integruar formulën e parisë së fuqisë blerëse@, ka shkruar ai ndër të tjera.

Sipas tij në parim, Kosova del se ka koston më të lirë për kwh në rajon (edhe pse kjo është relative se pas 800kë dyfishohet!)

“Gjithashtu kam marrë vlerat e BPV/GDP për kokë banori me ppp (fuqinë blerëse në vende të rajonit). Kur e kalkulon fuqinë blerëse me kostone rrymës, Kosova më nuk është më e lira. Kjo metodë aplikohet edhe në produkte tjera. Për qytetarin dhe familjen e Kosovës 1 euro nuk është gjithmonë e barabartë me 1 euro. Kosova arrinë vetëm tek 70% i mesatarës së rajonit sa i përket fuqisë blerëse për kokë banori. Për me nxjerë vlerën reale të kostos së rrymës, kemi shiqu koston e rrymës pjestuar me vlerën e GDP banorë me fuqi blerëse. Nga kjo kemi nxejrë një mestare në rajon, në formë indeksi. Mestarja e rajonit, në këtë rast specifik është 0.0000047. Vlera e Kosovës del të jetë më e lartë sesa mesatarja raonale (Kosova = 105%)”, ka shkraur ai ndër të tjera.

Sipas Muharremit kur kjo llogaritet me mesatarën e kostos së energjisë në rajon, Kosova rezulton të ketë vlerën reale të energjisë 0.1013 për këh ose rreth 37% më shumë sesa shifet në të dhëna zyrtare të krahasuara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera