Lajme

Muharremi akuzon qeverinë për mashtrim në rritjen e pagave dhe shpenzime: Me çfarë syze i lexoni buxhetet?

Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 09 January 2024

Njohësi i integrimeve evropiane, Shenoll Muharremi ka akuzuar qeverinë e Kosovës për mashtrim në rritjen e pagave dhe shpenzimet kapitale, shkruan Gazeta Infokus.

Ai ka thënë se interpretimi i qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik nuk është i plotë sepse sipas tij thuhet se rritja e pagës për person nuk është 17%, siç pretendohet, por më afër 9.3% kur marrim në konsideratë numrin e të punësuarve të rinj.

“Thuhet janë rritur pagat më shumë sesa inflacioni! Por aty qeveria po e tregon vetëm vlerën e buxhetit e jo edhe numrin e të punësuarve në sektor publik. Kur e llogaritë me numër del kështu. Në vitin 2023 kemi pasur 1,430 nënpunës më shumë, pra 88,738.. e në vitin 2022 87,308. Për një nën punës gjatë vitit 2023 kemi pasur 8,401 euro ndërsa për vitin 2022 7,685 euro. Kjo i bie që rritja ka qenë 9.3% e jo 17% sa pretendon qeveria” ka shkruar Muharremi.

-Advertisement-

Tutje ai shtoi disa fjalë edhe për shpenzimet kapitale, ku qeveria deklaron një rritje prej 32%, por që sipas tij shifrat e vërteta tregojnë se rritja është rreth 16%, jo dyfish më shumë siç pretendohet.

“Gjithashtu edhe një mashtrim bëhet me shpenzime kapitale. Qeveria është kritikuar që nuk po shpenzon mjetet. Po ju merr bizneseve e ato nuk po i fut në treg, po myken mjetet. Po thotë 32% më shumë shpenzime kapitale, por në realitet buxheti për shpenzime kapitale gjatë 2023 ka qenë 820 milion euro e në vitin 2022 724 milion euro. Kjo rritje është 16% e jo dy fish më shumë 32% si është paraqitur” u shpreh ai.

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera