Sport

Muharrem Sahiti tregon se a do të luaj nesër Mirlind Daku

Autori: Gazeta inFokus 19:16 | 17 November 2020

Ndihmës-trajneri i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, në konferencën për media të mbajtur këtë të martë në Prishtinë ka folur edhe për minutazhën e sulmuesit, Mirlind Daku, shkruan Gazeta inFokus.

Sahiti është pyetur nga gazetarët se a do të ketë minuta për Dakun në sfidën ndaj Moldavisë.

Ai ka thënë se sulmuesi gjilanas e ka dëshmuar kualitetin edhe në stërvitje, por se a do të luaj nesër do të varet nga rrjedha e ndeshjes.

-Advertisement-

”Rrjedha e ndeshjes nuk na mundëson të tregojmë këtu se a do të ketë minutazh për Mirlind Dakun apo jo. Ai po i dëshmon kualitetet edhe në stërvitje, por do ta ketë rastin, nëse edhe nesër jo, tjera herë. Varet se si do të shkojë ndeshja”, deklaroi Sahiti, i cili po e zëvendëson Bernard Challandesin e infektuar me koronavirus.

Mirlind Daku është grumbulluar për herë të parë më kombëtaren A të Kosovës dhe ka debutuar në miqësoren ndaj Shqipërisë, ku ka luajtur 9-të minutat e fundit.

Ai ka marrë ftesën e Challandesit pas 17 golave të realizuar në 12-të ndeshje në Superligë.

Kosovë – Moldavi, zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, takim ky që luhet në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera