Sport

Muharrem Sahiti shprehet optimist për sfidën ndaj Moldavisë, sqaron edhe ftesën e Armend Thaqit

Autori: Gazeta inFokus 18:41 | 17 November 2020

Ndihmës-trajneri i kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka dalë në konferencë për media para ndeshjes me Moldavinë, shkruan Gazeta inFokus.

Sahiti që po e zëvendëson Bernard Challandesin e infektuar me koronavirus, ka thënë se në mungesë të mbrojtësve e kanë ftuar Armend Thaqin e Ballkanit.

“Në mungesë të mbrojtësve kemi qenë të detyruar ta ftojmë edhe Thaqin. Sigurisht që ai ka pasur performancë shumë të mirë në kampionat dhe kjo ka qenë një tjetër arsye pse e kemi ftuar me shpresë që do ta ketë edhe mundësinë të tregojë vetën në fushë. Pra nuk është ftuar vetëm për numër por nëse ka nevojë edhe mund ta aktivizohet”, ka thënë Sahiti.

-Advertisement-

Tutje ai është shprehur optimist në fitoren e Kosovës ndaj moldavëve.

“COVID-19 dhe lëndimet na kanë prekur më së shumti neve. Në asnjë ndeshje nuk kemi qenë komplet dhe atë jo vetëm me një ose dy lojtarë, por në çdo ndeshje kemi pasur 5-6 mungesa të rëndësishme dhe kjo sigurisht që e ka bërë të vetën. Sigurisht që rikthimi i Shalës dhe Celinës na motivon për fitore. Moldavia nuk është kundërshtar i lehtë, por ne jemi favorit dhe duhet ta dëshmojmë këtë në fushë. Ne hyjmë vetëm për fitore”, përfundoi Muharrem Sahiti.

Kosovë – Moldavi, zhvillohet të mërkurën nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, takim ky që luhet në kuadër të xhiros së fundit të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera