Sport

Muharrem Sahiti nuk e inkuadroi në lojë, ja çfarë bëri Atdhe Nuhiu në fund të ndeshjes me Moldavinë

Autori: Gazeta inFokus 19:29 | 19 November 2020

Kombëtarja e Kosovës të mërkurën mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e mposhti Moldavinë me rezultat minimal 1-0, në sfidën e zhvilluar në kuadër të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e vetëm për ‘Dardanët’ e realizoi Lirim Kastrati, në minutën e 32’ të ndeshjes.

Në këtë takim për 90 minuta në bankë rezervë për kosovarët ishte sulmuesi i Apoel Nikozias, Atdhe Nuhiu.

-Advertisement-

Nuhiu gjatë gjithë pjesës së dytë ishte në nxehje dhe në çdo moment priste inkuadrimi në lojë, por kështu nuk mendoi edhe ndihmës-trajneri, Muharrem Sahiti, i cili zëvendësonte Bernard Challandesin e infektuar me koronavirus.

Kur po zhvillohej minuat e 86’ e ndeshjes, sulmuesi shtatlartë la nxehjen pa paralajmëruar përgatitësin atletik dhe shkoi në banë rezervë, duke shprehur kështu zhgënjimin për mos inkuadrimin në lojë.

Nuhiu në tri ndeshjet e muajit nëntor nuk luajti as një minutë, pasi para tij Sahiti preferonte Vedat Muriqin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera