Fokus

Muharrem Kurtaj tregon se si me 27 mars u vranë dhe u masakruan 13 persona, në mesin e tyre edhe një 13 vjeçar

Autori: Islam Morina 20:59 | 20 January 2022

Muharrem Kurtaj, në emisionin “ZËRAT E LUFTËS”, ka rrëfyer se si i gjeti 13 civilët e torturuar, vrarë e masakruar mes lagjes së Hajrizajve dhe Fushës së Elbit, në Abri të Drenicës, me 27 mars 1999-të.

Ai ka treguar për herë të parë se shumicën nga ta i ka gjetur në një vijë uji dhe i nxori nga aty, por ajo që pa te kufomat e kishte tronditur rënd.
Kurtaj kujton se në mesin e 13 të vrarëve me torturë, ishte edhe një fëmijë, i cili asokohe i kishte vetëm 13 vjet.

“Ngjarje tjera që i kam parë vet e që isha aty, është ajo me 27 mars, në orën 16:30, është bërë masakër tjetër në Abri të Ultë, mes lagjes Hajrizaj dhe Fushës së Elbit. Aty janë masakru 13 vetë, në mesin e tyre edhe një djalë 13 vjeçar. Ata kanë qenë të vrarë e të masakruar e të rrahur me shkopinj të ndryshëm. Çdo mënyrë ma mizorë që është përdorur, është përdorur te ta. Që i kam parë unë vet. Unë i kam nxjerrë prej ujit po flas, i kam nxjerrë prej ujit Rexhep Kurtaj, Veton Kurtaj, Sherif Kurtaj, Faton Kurtaj, këta i kam nxjerrë prej ujit, krejt si jua kishin thyer dhëmbët e kishin mbetur në ujë, i kam nxjerrë e i kam qitë nalt. Edhe o kanë Bajram Gashi, Ramë Gashi, Hasan Gashi, edhe një plak ka qenë i Tërrstenikut, s’po më kujtohet emri, kurse i vetmi që ka shpëtu prej asaj masakre, ka qenë Bardhec Demaku nga Abria, i plagosur rënd në këmbë, e ai zhag ka ikë, pasi kanë kujtuar se e kanë vrarë edhe atë, ai ka ikë zhag edhe ka ardhë te familjet”, rrëfen Kurtaj për “ZËRAT E LUFTËS”.

-Advertisement-

Kujtojmë se emisioni “ZËRAT E LUFTËS”, prodhim i Gazetës Infokus, për disa javë rresht do të sjellë rrëfime ekskluzive nga përjetimet e të mbijetuarve të luftës, që përjetuan e u mbijetuan masakrave e torturave çnjerëzore të regjimit kriminal serb./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera