Lajme

Muhamet Mustafa kërkon hetim për votat e pavlefshme

Autori: Gazeta inFokus 08:07 | 15 June 2017

Ish-deputeti i LDK-së Muhamet Mustafa ka bërë thirrje publike për të hetuar numrin e madh të votave të pavlefshme.

“Kërkoj publikisht nga KQZ dhe DnV që të bëjnë një auditim detal dhe profesional, që mund të konstatojë edhe fabrikimin eventual, dhe të sqarojë burimin dhe shkaqet se pse kemi një numër kaq të madh votash të pavlefshme”, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Sipas Mustafës, pak më pak se 10% vota të pavlefshme mund ta deformojnë rezultatin zgjedhor dhe verdiktin e votuesve.

-Advertisement-

Sipas tij, duhet të konstatohet sa vijon:

Cilat janë shkaqet që kanë bërë të shpallen kaq shumë vota të pavlefshme, cilat janë gabimet teknike dhe cila është natyra e tyre?

A ka mundur që gjatë numërimit të votave të shtohet numri i votave të pavlefshme dhe si ka qenë kjo eventualisht e mundur?

Cila apo cilat koalicione/ parti ose eventualisht kandidatë për deputetë kanë qenë më të dëmtuar me këtë numër kaq të madh të votave të pavlefshme?

A është proporcionale shtrirja gjeografike e votave të pavlefshme apo kemi një koncentrim më të madh të këtyre votave në rajone?

“Këtë postim po e bëjë këtu në formë të ftesës publike, por ftoj të gjithë kolegët e mi kandidatë që këtë ta bëjmë edhe zyrtarisht. Këtë mund ta bëjë edhe DnV, aq më parë kur kjo organizatë ende nuk e ka sqaruar këtë fenomen”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe Mustafa para dy ditësh ka vendosur të tërhiqet nga jeta politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera