Lajme

Muhamet Hamiti: Kështu ishte pritur Ibrahim Rugova nga Shirak

Autori: Gazeta inFokus 22:54 | 24 June 2021

Muhamet Hamiti, ish-këshilltari i Ibrahim Rugovës ka publikuar një video të para 23 vjetësh kur Rugova u prit në takim nga ish-presidenti francez, Jacque Chirac.

Këtë video Hamiti e publikoi një ditë pas takimit të parë të kryeministrit Albin Kurti me presidentin aktual të Francës, Emmanuel Macron.

“Kur Presidenti francez Jacque Chirac kishte pritur Presidentin Rugova në Paris. Para 23 vjetësh”, ka shkruar Hamiti.

-Advertisement-

“Ne duhet të ndalojmë operacionet serbe dhe ne duhet të krijojmë një klimë që mundëson suksesin e negociatave. Ne gjithmonë duhet të gjejmë një zgjidhje me negociata. Është më mirë të flasim me njëri-tjetrin para një katastrofe sesa më pas dhe ne duhet të mbrojmë njerëzit e Kosovës”, kishte deklaruar Rugova.

Më poshtë gjeni videon nga ky takim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera