Lajme

Muhamed Zekiri: Vendimi që të jem nënkryetar i LSDM-së, historik

Autori: Gazeta inFokus 15:34 | 19 June 2017

Muhamed Zekiri është bërë shqiptari i parë që është zgjedhur nënkryetar i një partie maqedonase.

Këshilli Qendror i Lëvizjes Social-Demokrate të Maqedonisë gjatë së dielës në mënyrë unanime përkrahi propozimet e kryetarit Zoran Zaev dhe me këtë rast ia dha besimin edhe Zekirit.

Përpos tij, funksionin e nënkryetarit në këtë subjekt politik maqedonas do ta kryejnë edhe Oliver Pasovski, Petre Shilegov, Blagoj Bocvarski, ndërsa nënkryetarë mbesin edhe Damjan Mançevski dhe Frosina Remenski.

-Advertisement-

Rreth zgjedhjes së tij në këtë pozitë, Zekiri në një prononcim për klankosova.tv ka thënë se është nder, obligim si dhe përgjegjësi e madhe besimi që iu dha që të jetë numri dy i kësaj partie.

” Kjo parti bashkë me vizionin e saj të ri për një Maqedoni ndryshe për një Maqedoni ku të gjithë qytetarët e saj do të jenë të barabartë, gjegjësisht Maqedonia do të jetë një shoqëri pa dallim përkatësie etnike apo fetare, ajo po shkruan historinë”.

” Vendimi që të jem nënkryetar i LSDM-se padyshim është historik. Kur e them këtë e kam parasysh të kaluarën e kësaj partie dhe në përgjithësi zhvillimeve në këtë shtet. Pakkush ka besuar se mund të ndodhë një gjë e tillë, por ja që bashkë me kryetarin dhe kryesinë e deritanishme të partisë përgënjeshtruam edhe skeptikët më të mëdhenj”, njofton Klan Kosova

“Këtë proces të filluar para pak më shumë se dy vitesh e dëshmuam me rezultatin zgjedhor kur mijëra shqiptarë për herë të parë votuan për një opsion qytetar dhe jo etnik”.

I pyetur se si u prit zgjedhja e tij në këtë pozitë nga bashkëpartiakët e tij në LSDM, ai u shpreh se vendimi në Kryesinë Qendrore ishte unanim dhe se e gëzon përkrahjen maksimale të tyre.

Nënkryetari i ri i LSDM-së së Zoran Zaevit njëherit ka theksuar se do të angazhohet edhe në të ardhmen që të jetë zëri i të gjithë qytetarëve të vendit pa dallim përkatësie etnike dhe fetare.

” Është koha të tejkalojmë vetveten dhe në plan të parë ta kemi njeriun dhe jo përkatësinë etnike të individit. Maksimalisht do të angazhohem në zgjidhjen e problemeve me të cilët ballafaqohen ata dhe do të punojë për interesat e qytetarëve”, ka përfunduar ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera